Një numër kërkimesh shkencore po shqyrtojnë mënyrën se si suplementet sportive, veçanërisht kreatina, ndikojnë në organizmin e grave gjatë aktivitetit fizik.
Studiuesit kanë vërejtur se metabolizmi dhe reagimi biologjik ndaj kreatinës mund të ndryojnë mes grave dhe burrave për shkak të faktorëve hormonalë dhe fiziologjikë, shkruan PubMed, transmeton Gazeta Shneta.
Disa studime sugjerojnë se suplementi mund të mos sjellë të njëjtat përfitime në aspektin e përshtatjes kardiovaskulare dhe performancës aerobike te gratë siç është raportuar shpesh te meshkujt.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se ushtrimet fizike mbeten thelbësore për shëndetin e zemrës dhe se nuk ka prova të mjaftueshme që kreatina të jetë e dëmshme për sistemin kardiovaskular te gratë kur përdoret në doza të rekomanduara.
Disa analiza madje raportojnë se suplementi mund të ketë përfitime për forcën muskulore, performancën fizike dhe shëndetin e përgjithshëm te gratë.
Shkencëtarët kërkojnë më shumë studime afatgjata për të kuptuar më qartë efektet e suplementeve sportive te gratë, sidomos në lidhje me zemrën dhe metabolizmin. /Gazeta Shneta/


