Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH paralajmëron: Qeset me nikotinë po promovohen agresivisht te të rinjtë

Jetë 18/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur shqetësimin për përdorimin në rritje të qeseve me nikotinë, duke paralajmëruar se këto produkte po promovohen në mënyrë “agresive” te të rinjtë dhe fëmijët.

Në një raport të ri, OBSH thekson se qeset me nikotinë mund të krijojnë varësi të lartë dhe kërkon rregullim më të rreptë të të gjitha produkteve që përmbajnë nikotinë, shkruan Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Qeset me nikotinë janë produkte të vogla që vendosen në gojë për të çliruar nikotinë dhe zakonisht përmbajnë aromatizues, ëmbëlsues dhe substanca të tjera kimike.

Sipas raportit, tregu global i këtyre produkteve është rritur ndjeshëm. Vetëm gjatë vitit 2024 janë shitur mbi 23 miliardë njësi, që paraqet rritje prej më shumë se 50 për qind krahasuar me vitin paraprak.

OBSH vlerëson se përdorimi i tyre është rritur veçanërisht te grupmoshat e reja, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende evropiane si Gjermania, Polonia dhe Suedia.

Raporti thekson se kompanitë po përdorin rrjete sociale, influencerë dhe reklama digjitale për t’i promovuar këto produkte te të rinjtë, shpesh duke i paraqitur si produkte “diskrete” që mund të përdoren pa u vërejtur nga prindërit apo mësimdhënësit.

Një tjetër shqetësim lidhet me aromat e shumta të këtyre produkteve, përfshirë shijet me fruta, karamele, çamçakëz apo pije alkoolike, të cilat sipas OBSH-së janë veçanërisht tërheqëse për fëmijët dhe adoleshentët.

Përfaqësuesi i OBSH-së, Vinayak Prasad, tha se përdorimi i qeseve me nikotinë po përhapet më shpejt sesa po ecin rregulloret ligjore.

“Qeveritë duhet të veprojnë tani me masa të forta dhe të bazuara në prova”, tha ai.

OBSH u ka bërë thirrje shteteve të ndalojnë reklamat dhe promovimin e këtyre produkteve, të kufizojnë aromatizuesit dhe të forcojnë verifikimin e moshës për të parandaluar qasjen e të rinjve në to.

Artikulli paraprakKosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Moldavia e para
Artikulli i rradhës Aksident me fatalitet në Dollc të Klinës, një i vdekur e katër të lënduar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.