Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë një kontratë gati gjysmë milioni Euro kompanisë “Alb-Architect”.
Tenderi me titull “Menaxhimi dhe mbikëqyrja profesionale e punëve në projektin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj”, i është dhënë kompanisë “Alb-Architect” nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata kap vlerën prej 469,500.00 Euro dhe është me afat për 36 muaj, por mund të shtyhet në rast se vonohet realizimi i punimeve.
“Mbikëqyrja profesionale e punëve ndërtimore për projektin e “Menaxhimi dhe mbikëqyrja profesionale e punëve në projektin e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj” për të gjitha fazat e punëve ndërtimore sipas Specifikimeve Teknike ne DT dhe Kërkesave te obligueshme për menaxhimin-mbikëqyrjen e kontratës, si dhe në pajtim me ligjin e ndërtimit. Ne kuadër te çmimit të dhënë do te përfshihen shërbimet e mbikëqyrjes profesionale për të gjitha punët e kontraktuara ne kontratën e punëve ndërtimore (Objekti ekzistues ne ndertim, si dhe te gjitha punimet e kontraktuara ndërtimore”, thuhet në kontratën e nënshkruar nga MSh dhe “Alb-Architect”.
Kujtojmë se MSh para disa javësh e ka finalizuar tenderin me titull “Ndërtimin e Objektit te Spitalit te përgjithshëm ne Ferizaj – vazhdim projekti” me vlerë prej 23,992,180.83.
Tenderi i është dhënë Grupit të Operatorëve Ekonomik “ADA CONSULTING GROUP SH.P.K.”; “SHM Architecture SH.P.K.”; “Termo Consing SH.P.K.”. /Gazeta Shneta/





