Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHSKUK i jep kontratë mbi 1.6 milion Euro kompanisë së biznesmenit të fuqishëm malazias

Lajme 25/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

SHSKUK e ka shpërblyer me kontratë mbi 1.6 milion Euro kompaninë e biznesmenit kontrovers malazias Branislav Martinovic, i cili sipas mediave malazeze mban monopolin e barnave në sektorin publik me 92 përqind.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka publikuar vendimin për shpërblimin me kontrata për operatorët ekonomik në tenderin me titull “Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së”, shkruan Gazeta Shneta.

Në këtë vendim operatori i parë i shpërblyer për Lot 1 për produktin “Pembrolizumab” është kompania “Glosarij KS”. SHSKUK pritet të nënshkruaj kontratë me këtë kompani në vlerë prej 1,668,785 Euro për 583 copë ampula që sipas përpjesëtimit i bie 2862 Euro për njësi.

Kompania “Glosarij” është me origjinë nga Mali i Zi. Në Kosovë është regjistruar me emrin “Glosarij KS LLC”, ndërsa aksionari më i madh prej 90 % është kompania amë “Glosarij CD”, ndërsa 10% e aksioneve i takojnë personit N.B.

Pronari i kompanisë amë Branislav Martinovic njihet si një nga biznesmenët më të fuqishëm në Malin e Zi. Mediat në këtë vend kanë raportuar se si kjo kompani ka monopol në tregun e barnave, sidomos në ato që tenderohen nga institucionet publike.

Qendra për Gazetari Hulumtuese e Malit të Zi ka raportuar në vitin 2024 se rreth 92 për qind e barnave të listuara që financohen nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore përfaqësohen ose shpërndahen ekskluzivisht nga kompania private “Glosarij” (në pronësi të Branimir Martinovicit) dhe degët e saj. Kjo bën që tenderët publikë në fushën e shëndetësisë të humbasin kuptimin, pasi fituesi dihet paraprakisht.

Sipas këtij raportimi, pasi ndryshoi qeverisja në vitin 2020, ky monopol jo vetëm që nuk u thye, por u fuqizua. Kompania ka regjistruar të ardhura mbi 340 milionë euro gjatë tre viteve të fundit. Së bashku me një kompani tjetër të madhe (“Farmerga”), ato kontrollojnë pothuajse të gjithë buxhetin shtetëror për barna.

Ndërkaq emri i Branislav Martinovic përmendet edhe nga mediat malazeze si dëshmitar në rastin e gjykimit të ish-kryeprokurorit malazias. Martinovic në gjykatë kishte pranuar se i ka dhënë nga 3 mijë euro në muaj ish-kryeprokurorit, pasi ky i fundit e kishte lënë pozitën. Ai kishte thënë se këto para ia ka dhënë në formë ndihme meqë të njëjtin e kishte pasur mik të afërt për vite me radhë.

SHSKUK dhe “Glosarij” nuk japin sqarime

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime nga kompania “Glosarij” përmes email-adresës zyrtare, por të njëjtit nuk kanë kthyer asnjë përgjigje edhe pas 5 ditë pritjeje.

As SHSKUK nuk ka dhënë sqarime se si përfundoi kjo kompani si e rekomanduar për kontratë. Nga Zyra e Prokurimit të këtij institucioni i kanë kërkuar gazetës që t’i referohet dokumenteve në platformën “E-Prokurimi”.

Në dosjen e tenderit është bërë e ditur se procedura është kryer me afate të shkurtuara të tenderimit pasi kështu kishte kërkuar Barnatorja Qendrore.

Ky tender u procedua me afate të shkurtuara për ofertim me arsyetimin se kështu ka kërkuar Barnatorja Qendrore e SHSKUK-së.

“Arsyet që na shtyjnë në kërkim të shkurtimit të afatit kohor për tenderin Furnizim me barna nga LE për nevojat e SHSKUK-së  Nga BQ kanë kanë kërkuar që kjo kërkesë për inicim tenderuese për furnizim me barna nga lista esenciale të trajtohet më procedur të përshpejtuar, duke marrë parasysh se  çdo vonesë mund të ndikojë në ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit  dhe të rrezikojë vazhdimësinë e trajtimit të pacienteve andaj kanë kërkuar që procedurat përkatëse të përshpejtohen.  Me shpresë që, për hir të nevojave urgjente të pacientëve, procedurat do të procesohet sa më shpejt në të gjitha fazat përkatëse.  Bazuar ne LPP Neni 46 Rregullat e posaçme për mundësimin e shkurtimit të afateve kohore paragrafi 2 i nenit 46 thotë   Gjatë një aktiviteti të prokurimit që përdor procedurat e hapura të prokurimit, autoriteti kontraktues mund të përcaktojë një afat të caktuar kohor për pranimin e tenderëve.   Bazuar ne këto arsyeje kërkohet që të behët shkurtimi i afatit nga 40 në 20 dite”, thuhet në dosje të tenderit.

Tenderi është dhënë me afat për 24 muaj dhe në këtë kontratë pritet të blihen rreth 583 Copë /amp të produktit “Pembrolizumab” me mundësi plus/minus 30%.

Vitin e kaluar SHSKUK për këtë produkt ka pasur kontratë me kompaninë vendore “Medical Group”. Kontrata kishte qenë 12 muajshe për 275 copë. Vlera e kontratës ka qenë 836825 Euro.  /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak10 vende të tjera në rrezik përhapjeje të virusit Ebola, OKB bën thirrje për koordinim urgjent rajonal
Artikulli i rradhës 45 aksidente trafiku brenda 24-orëve

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.