Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Raporti i QKSGj-së: Ekonomia e kujdesit në Kosovë mbetet e nënfinancuar, gratë mbajnë barrën kryesore të punës së papaguar

Lajme 25/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) prezantoi raportin për ekonominë e kujdesit në Kosovë në kuadër të projektit “TransformCare”, duke theksuar se sistemi i kujdesit në vend mbetet i fragmentuar, i nënfinancuar dhe me zbatim të dobët të legjislacionit ekzistues.

Në konferencë u bë e ditur se barra kryesore e kujdesit të papaguar vazhdon të bie mbi gratë, duke ndikuar në pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës dhe mirëqenien ekonomike. Sipas të dhënave të prezantuara, gratë kryejnë 65 deri në 75 për qind të punës së papaguar të kujdesit dhe punëve të shtëpisë.

Drejtoresha ekzekutive e QKSGj-së, Luljeta Demolli, tha se Kosova ka nevojë për reforma të thella në sektorin e kujdesit, me fokus në lehtësimin e barrës që mbajnë gratë në familje.

Ndërkaq, shefja e zyrës së UN Women në Kosovë, Vlora Tuzi-Nushi, theksoi se ekonomia e kujdesit duhet të shihet si mundësi për investim publik dhe zhvillim ekonomik.

Koordinatori për zhvillim i United Nations, Stephen O’Malley, vlerësoi raportin si një dokument të rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Sipas raportit, kujdesi për fëmijët dhe të moshuarit mbetet nën standardet evropiane, ndërsa mungesa e financimit dhe e shërbimeve adekuate vazhdon të paraqesë sfidë për sistemin social në vend./EO/

Artikulli paraprakKonfuzioni rreth kremrave kundër diellit po rrit rrezikun për melanomë
Artikulli i rradhës Dita Botërore e Tiroides: Gjëndra që ndikon në gjithë trupin – çfarë duhet të dini

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.