Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë 24 orëve të fundit kanë lindur tetë foshnja, ku një lindje ka qenë binjake.
Sipas njoftimit të spitalit, nga foshnjat e lindura një është mashkull dhe shtatë janë femra.
Përveç shërbimeve në repartin e Gjinekologjisë, spitali ka vazhduar të ofrojë edhe një numër të madh shërbimesh të tjera mjekësore për pacientët.
Gjatë ditës janë realizuar 471 vizita mjekësore, ndërsa janë pranuar për trajtim 46 pacientë. Aktualisht në spital po trajtohen 191 pacientë të shtrirë.
Në laborator janë kryer 3 mijë e 687 analiza për 284 pacientë, ndërsa janë realizuar edhe tetë operime.
Shërbimet e tjera të ofruara përfshijnë 44 hemodializa, 138 rëntgen, 58 ekzaminime me echo dhe 15 MRI.
Po ashtu, janë kryer shtatë ehografi të zemrës, dy ergometri, shtatë kolonoskopi dhe 50 shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




