Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është dërguar nga familjarët pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.
Në raportin 24-orësh të Policisë është thënë se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kompetent.
Në raport nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.




