Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 26 maj 2026, ka zgjedhur Dr. Faik Shatrin në pozitën e Kryesuesit të Bordit Drejtues, me mandat njëvjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, zgjedhja e tij është bërë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe me 6 vota për nga anëtarët e Bordit.
Me këtë rast, Bordi Drejtues ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për kontributin dhe angazhimin e bordit të mandatit paraprak në zhvillimin dhe funksionimin e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/



