Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka parandaluar një tentim për futjen e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve në Pavionin D, ku stafi korrektues ka identifikuar substanca të dyshuara të fshehura në pampersin e një fëmije të mitur, transmeton Gazeta Shneta.
Gjatë bastisjes janë gjetur dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike, ndërsa pas zbulimit vizita është anuluar menjëherë dhe rasti i është raportuar Policisë së Kosovës, konkretisht njësisë përkatëse hetimore në Pejë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj të burgosurit që dyshohet të jetë i ndërlidhur me rastin janë ndërmarrë masa disiplinore, ndërsa ai është transferuar në tretman themelor deri në përfundim të hetimeve.




