Sot, në ditën e Kurban Bajramit, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka publikuar një urim për festën, të shoqëruar me një fotografi të stafit të emergjencës.
Në mesazhin e tij, ai uroi paqe, shëndet dhe begati për të gjitha familjet, duke theksuar se kjo festë simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe kujdesin për njëri-tjetrin.
Vitia vlerësoi edhe punën e profesionistëve shëndetësorë, të cilët, sipas tij, me përkushtim dhe sakrificë janë pranë qytetarëve në çdo moment, ditë e natë.
“Urime Kurban Bajrami!”, thuhet në fund të urimit të tij.




