Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë në Mitrovicë, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27 majit, rreth orës 22:00, kur policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ndodhej një person i therur me thikë.
Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konfirmuar se 37-vjeçari, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Policia bëri të ditur se në këtë rast është lënduar edhe një person tjetër nga i njëjti i dyshuar. Pas trajtimit fillestar në emergjencën e spitalit rajonal, i lënduari është dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK, ndërsa sipas stafit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorittrupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin, një 31-vjeçar, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Gazeta Shneta/




