Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve që kanë kaluar ose nuk i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik për pozita drejtuese në disa departamente.
Sipas njoftimit, ky konkurs ka përfshirë verifikimin paraprak të aplikantëve për katër pozita udhëheqëse në kuadër të këtij institucioni, shkruan Gazeta Shneta.
Për pozitën Drejtor i Departamentit për Buxhet dhe Financa, kandidati Enver Gashi është vlerësuar se plotëson kriteret.
Në pozitën Drejtor i Departamentit për Burime Njerëzore, kandidatët Halil Cenaj dhe Vlora Selimi kanë kaluar verifikimin dhe plotësojnë kriteret, ndërsa kandidati Arsim Rexhepi është vlerësuar se nuk i plotëson kriteret e konkursit.
Sa i përket pozitës për, Drejtor të Departamentit për Administratë dhe Shërbime të Përbashkëta, kandidatët Nexhat Halili dhe Halil Cenaj janë shpallur se plotësojnë kriteret, ndërsa Arben Mehmeti dhe Blerim Krasniqi janë vlerësuar se nuk i plotësojnë kriteret.
Ndërkohë, për pozitën Udhëheqës i Departamentit të Auditimit të Brendshëm, kandidati Besnik Zejnullahu është vlerësuar se plotëson kriteret e konkursit.
SHSKUK ka bërë të ditur se kandidatët që kanë kaluar verifikimin paraprak do të vazhdojnë në fazat e mëtejme të procesit të përzgjedhjes.
Detajet e tjera i gjeni KETU./Gazeta Shneta/




