Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 39 pacientë të rinj për trajtim të mëtejmë në repartet spitalore.
Sipas raportit ditor të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë realizuar edhe 404 vizita specialistike, ndërsa aktualisht në spital po trajtohen 155 pacientë të shtrirë.
Në laboratorët e spitalit, 190 pacientë kanë kryer gjithsej 2 mijë e 558 analiza laboratorike.
Po ashtu, gjatë ditës janë kryer 11 operime me sukses, ndërsa në repartin e Gjinekologjisë janë realizuar dy lindje me prerje cezariane, ku kanë lindur një djalë dhe një vajzë.
Shërbimet e tjera të ofruara përfshijnë 39 dializa, 87 rëntgen, 44 ultrazëra (EHO) dhe 21 rezonanca magnetike (MRI).




