Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për herë të parë në Shqipëri, terapi hormonale në QSUT për transgjinorët

Lajme 29/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka miratuar një udhëzim të ri që, për herë të parë, i hap rrugë ofrimit të terapisë hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri.

Shërbimi do të realizohet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë dhe kostot do të mbulohen nga fondet publike.

Dokumenti përcakton procedurat mjekësore dhe kriteret që duhet të ndiqen për çdo pacient, si edhe mënyrën e monitorimit gjatë gjithë procesit të trajtimit. Qëllimi i këtij udhëzimi është që terapia të kryhet nën kontroll të specializuar mjekësor, duke shmangur trajtimet e pakontrolluara apo praktikat informale që janë përdorur deri tani.

Sipas rregullave të reja, terapia hormonale mund të aplikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët mbi 16 vjeç, por vetëm pas vlerësimit nga mjekët specialistë dhe me miratimin e familjes. Në raste të veçanta, pas një analize të detajuar nga ekipi mjekësor, trajtimi mund të shqyrtohet edhe për persona mbi 14 vjeç.

Në udhëzim theksohet se nisja e terapisë kërkon një proces të kujdesshëm vlerësimi psikologjik dhe emocional, si edhe verifikimin e aftësisë së pacientit për të kuptuar efektet dhe pasojat afatgjata të trajtimit.

Terapia do të përshtatet sipas rasteve konkrete: testosteroni do të përdoret për personat transgjinorë nga femër në mashkull, ndërsa estrogjeni dhe anti-androgjenët për personat nga mashkull në femër.

Deri më sot, shumë persona transgjinorë në Shqipëri janë detyruar të sigurojnë trajtim jashtë vendit ose përmes rrugëve jozyrtare brenda vendit, duke u përballur me kosto të larta dhe mungesë të mbikëqyrjes së duhur mjekësore./Tirana Post/

Artikulli paraprakPublikohen rezultatet e 11 mjekëve specialistë të pranuar në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës SHSKUK hap tender mbi 1.2 milionë euro për furnizim me barna esenciale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.