Një meta-analizë e publikuar në vitin 2025 në Journal of Applied Psychology ka zbuluar se marrja e pushimeve të rregullta gjatë vitit ka një efekt të rëndësishëm në përmirësimin e mirëqenies mendore dhe uljen e stresit te punonjësit.
Studimi analizoi 32 kërkime shkencore nga 9 vende të ndryshme, duke përfshirë më shumë se dy dekada të dhëna mbi efektet e pushimeve në shëndetin e punonjësve, shkruan Journal of Applied Psychology, transmeton Gazeta Shneta.
Rezultatet treguan se pushimet nuk janë vetëm një periudhë relaksi afatshkurtër, por kanë ndikime reale në rikuperimin psikologjik dhe emocional.
Studiuesit theksojnë se gjatë periudhave të punës së vazhdueshme, niveli i stresit dhe lodhjes mendore rritet gradualisht, ndërsa pushimet ndihmojnë në “resetimin” e organizmit, duke ulur nivelin e kortizolit hormonit të stresit.
Një nga gjetjet më të rëndësishme të studimit ishte se pushimet janë më efektive kur individët shkëputen plotësisht nga puna, duke mos kontrolluar email-e, mesazhe apo telefonata pune. Ata që arrijnë të bëjnë “shkëputje totale” përjetojnë rikuperim më të madh psikologjik dhe ndihen më energjikë pas kthimit në punë.
Gjithashtu, studimi zbuloi se vetë planifikimi i pushimeve rrit ndjenjën e mirëqenies, duke përmirësuar humorin edhe para fillimit të udhëtimit.
Ekspertët përfundojnë se pushimet e shkurtra dhe të rregullta (p.sh. çdo 2 muaj) mund të jenë më efektive për shëndetin mendor sesa një pushim i vetëm i gjatë gjatë vitit, sidomos nëse kombinohen me aktivitete relaksuese dhe fizike./Gazeta Shneta/


