Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rrjetet sociale “po dëmtojnë fëmijët si duhani”, paralajmërojnë mjekët britanikë

Jetë 31/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mjekët në Britaninë e Madhe kanë paralajmëruar se rrjetet sociale po përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke i krahasuar ndikimet e tyre me ato të duhanpirjes.

Paralajmërimi vjen nga Academy of Medical Royal Colleges, e cila përfaqëson 23 institucione mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Në raportin e dorëzuar qeverisë britanike, ekspertët theksojnë se ekspozimi i pakontrolluar ndaj platformave digjitale po shkakton pasoja të dukshme në shëndetin mendor dhe fizik të të rinjve.

Sipas mjekëve, më shumë se gjysma e 132 të anketuarve kanë raportuar se çdo javë trajtojnë të paktën një rast të lidhur me dëmtime që lidhen me përdorimin e rrjeteve sociale dhe pajisjeve digjitale. Këto përfshijnë ankth, depresion, çrregullime gjumi, si dhe lëndime fizike nga imitimi i sfidave të rrezikshme online.

Raporti ngre gjithashtu shqetësime për ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të dhunshme, urrejtjes dhe materialeve që mund të ndikojnë negativisht në sjelljen dhe zhvillimin e tyre emocional.

Ekspertët argumentojnë se platformat digjitale, përmes algoritmeve dhe funksioneve që krijojnë varësi, po rrisin kohën e përdorimit dhe po ndikojnë në gjumin, përqendrimin dhe shëndetin mendor të fëmijëve.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, qeveria britanike po shqyrton masa të reja, përfshirë ndalimin e rrjeteve sociale për nën 16 vjeç, kufizime të kohës së përdorimit dhe ndryshime në dizajnin e platformave për të reduktuar varësinë.

Ekspertët theksojnë se, megjithëse rrjetet sociale mund të kenë edhe përfitime, përdorimi i pakontrolluar i tyre mund të përbëjë një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik për brezin e ri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFëmijët që kalojnë më shumë kohë në natyrë kanë shëndet më të mirë mendor
Artikulli i rradhës Moti sot me diell e vranësira

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.