Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Në Maqedoni ka rreth 100 mijë të prekur nga sëmundjet e rralla, kërkohet qasje më e shpejtë në trajtim

Lajme 02/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Procedurat e gjata dhe të ngadalshme burokratike e bëjnë edhe më të vështirë jetën e personave me sëmundje të rralla në Maqedoni.

Personeli mjekësor dhe shoqatat kërkojnë që shteti ti lehtësojë procedurat, nga përcaktimi i diagnozës deri te marrja e terapisë, për çka ndonjëherë presin edhe me vite.

„Së pari duhet që ai ilaç të regjistrohet, pacienti të diagnostikohet, pastaj kjo të konfirmohet para së gjithash në institucionin ku është diagnostikuar, më pas te komisioni për sëmundje të rralla, pastaj te Fondi të ndahen mjetet, e më pas tenderët. Kjo është një procedurë e gjatë administrative. Duhet të bëhet diçka që kjo procedurë administrativisht të shkurtohet. Keni situata kur për shkak të një pacienti, ndonjë kompani nuk paraqitet në tender, sepse nuk i leverdis. Shteti duhet ta zgjidhë atë problem, të gjendet mënyrë për zgjidhjen e problemeve të tilla”, deklaroi Velibor Tasiq, Mjek.

Mjekët thonë se pacientëve duhet t’u mundësohet terapi e rregullt dhe e plotë me ato barna që janë të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

„Nuk mund t’ia ndërprisni terapinë një pacienti dhe ta dëmtoni seriozisht, ndërsa në atë rast shteti ka investuar shumë para, i ka shkaktuar dëm pacientit dhe praktikisht i ka hedhur ato”, tha Zoran Guçev – mjek.

Në vitin 2025 buxheti për sëmundjet e rralla ishte 1 miliard e 250 milionë denarë, ndërsa për këtë vit ai është më i vogël për 170 milionë denarë. Ndërkohë është vendosur një model i ri për furnizim trevjeçar me barna.

„Mendoj se furnizimi trevjeçar me barna do ta largojë atë pasiguri që pacientët, familjet dhe shoqatat me padurim e prisnin se si do të kalojë tenderi, a do të ketë barna, a do të ketë mungesa. Me këtë mënyrë të financimit, ky model do të ndihmojë që të mos ketë pasiguri dhe të kemi furnizim të vazhdueshëm me barna dhe materiale për këta pacientë”, theksoi Zllate Stojanovski, kryetar i Komisionit për sëmundje të rralla.

Në Maqedoni vlerësohet se ka nga 90.000 deri në 110.000 persona me sëmundje të rralla, por në regjistrin e sëmundjeve të rralla janë të regjistruar 1093 pacientë, prej të cilëve 240 janë fëmijë të moshës deri në 14 vjeç./Alsat.mk./

Artikulli paraprakFillon zbatimi i skriningut neonatal në Spitalin e Prizrenit
Artikulli i rradhës Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.