Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këta janë kandidatët për 10 pozita drejtuese në SHSKUK

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka publikuar rezultatet e verifikimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për disa pozita drejtuese në kuadër të institucioneve shëndetësore nën menaxhimin e tij.

Sipas njoftimit, për pozitën e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive, kandidati Afrim Shabani i ka plotësuar kriteret e konkursit, shkruan Gazeta Shneta.

Për pozitën e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Telemjekësisë, kriteret i ka plotësuar kandidati Blerim Berisha.

Ndërkaq, për pozitën e Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë së Punës, kriteret i kanë plotësuar Shpejtim Skivjani, Myhidin Shehu dhe Lendita Berisha.

Për pozitën e Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë, kriteret i kanë plotësuar Brilant Krasniqi, Besnik Ahmeti, Burim Meta dhe Naim Asllani. Ndërsa kriteret nuk i kanë plotësuar Behare Huçaj, Fatime Bedrolli, Remzije Makolli Ahmeti, Kushtrim Salihu dhe Dren Sejdiu.

Për pozitën e Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Mendor  në Pejë, kriteret i ka plotësuar kandidati Nusret Pepaj.

Ndërkohë, për pozitën e Drejtorit të Qendrës së Shëndetit Mendor në Gjakovë, kriteret i ka plotësuar kandidati Gazmend Hoti.

Në pozitën për Udhëheqës të Divizionit për Kontrollin e Infeksioneve Spitalore dhe Rezistencës Antibakteriale, kriteret i kanë plotësuar Arbëresha Berisha, Jehona Krasniqi Zhuti, Flaka Bytyqi dhe Demush Bajraktari, ndërsa Edona Bici nuk i ka plotësuar kriteret.

Për pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Konteste Ligjore, kriteret i kanë plotësuar Hasan Mustafa, Dibran Zogaj, Blerim Maxhuni, Muhamet Krasniqi, Ermira Rudari dhe Vlora Selimi.

Në konkursin për pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim me Publikun, sipas listës së publikuar nga SHSKUK, asnjëra nga kandidatët Albulenë Kryeziu Krasniqi dhe Albionë Zhitia Agaj, nuk i kanë plotësuar kriteret.

Ndërkaq, për pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Shërbime të Përgjithshme dhe Logjistikë, kriteret i kanë plotësuar Arsim Neziri, Ariana Zeqiri, Ardita Kurtolli, Driton Kaloshi dhe Merita Shatrolli.

SHSKUK ka bërë të ditur se lista është rezultat i verifikimit paraprak të aplikacioneve, ndërsa procedurat e mëtejshme të rekrutimit do të zhvillohen sipas afateve dhe rregullave të përcaktuara në konkurs./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakStudim: Gati 1 në 5 të rinj kërkojnë këshilla për shëndetin mendor nga inteligjenca artificiale
Artikulli i rradhës QKUK hap konkurs për pesë pozita të shefave

Ju sugjerojmë

Kosova mbajti rreth 50 procese zgjedhore në 26 vjet, të dielën votohet për legjislaturën e 11-të

05/06/2026 Lajme

QKUK hap konkurs për pesë pozita të shefave

05/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

05/06/2026 Lajme

QKSUK rehabiliton pacientin me protezë speciale pas operacionit të kancerit në nofullë

04/06/2026 Lajme

ShSKUK: Raporti i Auditimit nuk evidenton keqpërdorim të mjeteve publike, rekomandimet kanë nisur të zbatohen

04/06/2026 Lajme

Edhe nesër i hapur afati për aplikimin për 100 eurot e lëshuara nga qeveria

04/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.