Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gazetari Selimi del me një sqarim për konkursin në SHSKUK: Bashkëshortja ime nuk ka aplikuar për këtë pozitë

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gazetari që mbulon fushën e shëndetësisë, Albani Selimi, ka reaguar pas publikimit të rezultateve paraprake për disa pozita drejtuese në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës  duke sqaruar se bashkëshortja e tij nuk ka aplikuar në konkursin për Udhëheqës të Divizionit për Konteste Ligjore.

Në një reagim të bërë në rrjetin social “Facebook”, Selimi ka bërë të ditur se emri i kandidates së kualifikuar për këtë pozitë, Vlora Selimi, është vetëm një përputhje emrash me bashkëshorten e tij.

“Sot kanë dalë rezultatet për disa pozita të larta në SHSKUK. Ndër to edhe për pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Konteste Ligjore, ku është kualifikuar një zonjë me emrin Vlora Selimi. Emri i kësaj zonje është vetëm koincidencë me emrin e bashkëshortes sime. Pra, Vlora, bashkëshortja ime, nuk ka aplikuar në këtë pozitë”, ka shkruar ai.

Selimi ka thënë se e ka ndjerë të nevojshme të bëjë këtë sqarim pasi, sipas tij, ditëve të fundit dhe veçanërisht pas publikimit të listës, është pyetur nga miq, kolegë dhe punonjës të SHSKUK-së lidhur me këtë çështje.

Ai ka theksuar se brenda institucionit kanë qarkulluar pretendime se ai dhe bashkëshortja e tij kinse kanë synuar këtë pozitë.

“Po e ndaj këtë informatë sepse shumë persona më kanë pyetur dhe më kanë treguar se po qarkullon një informatë brenda SHSKUK-së se paskemi ‘targetuar’ këtë pozitë”, ka deklaruar Selimi./Gazeta Shneta/

Postimi i plotë:

Sot paskan dale rezultatet per disa pozita te larta ne SHSKUK. Nder to edhe per poziten e udhëheqësit të Divizionit për Konteste Ligjore ku qenka kualifikuar nje zonje me emrin Vlora Selimi.
Emri i kesaj zonje eshte vetem koincidence me emrin e bashkeshortes time. Pra Vlora, bashkeshortja ime nuk ka aplikuar ne kete pozite.
Po e ndjej obligim te ndaj kete informate sepse kete pyetje ma kane bere para disa ditesh disa miq, kurse edhe sot pas publikimit te listes, shume punonjes te SHSKUK dhe kolege me kane pyetur dhe treguar se po qarkullon nje informate brenda ShSKUK se paskemi “targetuar” kete pozite. Pra, i urojme suksese zonjes ne fjale.

Artikulli paraprakSpitali i Përgjithshëm i Pejës shpall konkurs për 16 pozita të reja pune
Artikulli i rradhës Spanja raporton 111 raste të një kanceri të rrallë të lidhur me implantet e gjirit

Ju sugjerojmë

Një në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian

05/06/2026 Këshilla për shtatzëna

ZKA publikon 14 raporte auditimi, shtatë institucione marrin opinion të kualifikuar

05/06/2026 Lajme

ATK: Për 5 muaj kemi mbledhur mbi gjysmë miliardi euro tatime

05/06/2026 Lajme

Vala e hershme e të nxehtit në Spanjë shkakton numër rekord vdekjesh në muajin maj

05/06/2026 Lajme

Përfshirja e një fëmije në tubim, PZAP ndëshkon LDK-në me 5 mijë euro

05/06/2026 Lajme

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

05/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.