Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Shpërthimi i Ebolës në Kongo mund të ketë nisur muaj përpara zbulimit

Lajme 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpërthimi aktual i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos mund të ketë filluar që në janar të këtij viti, shumë muaj përpara se të identifikohej zyrtarisht. Këtë e ka deklaruar drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili paralajmëroi se virusi ka pasur kohë të përhapet pa u zbuluar.

Sipas burimit The Guardian, që nga identifikimi i shpërthimit në mes të muajit maj, janë konfirmuar 344 raste me Ebola dhe 60 vdekje në Republikën Demokratike të Kongos. Në Ugandën fqinje janë regjistruar 15 raste të konfirmuara dhe një vdekje.

Sipas OBSH-së, masat reaguese ndaj këtij shpërthimi po përballet me sfida të mëdha. Një nga problemet kryesore është gjurmimi i kontakteve, një proces i domosdoshëm për kontrollimin e sëmundjeve infektive.

Aktualisht, vetëm rreth 45% e personave që kanë pasur kontakt me të infektuarit po monitorohen, ndërsa ekspertët vlerësojnë se kjo shifër duhet të kalojë 90% për të frenuar përhapjen e virusit, transmeton Gazeta Shneta.

Situata vështirësohet më tej nga pasiguria, zhvendosja e popullsisë dhe mosbesimi i disa komuniteteve ndaj autoriteteve shëndetësore.

Gjatë vizitës së tij në rajonin më të prekur, Tedros tha se disa banorë nuk besonin se Ebola ekziston dhe kishin frikë se përqendrimi te epidemia do të zvogëlonte burimet për shërbime të tjera shëndetësore.

Aktualisht nuk ekziston një vaksinë apo trajtim specifik për variantin Bundibugyo të virusit Ebola, i cili po shkakton këtë shpërthim.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm mund të rrisin ndjeshëm shanset për mbijetesë. Deri tani, disa pacientë në Kongo dhe Ugandë janë shëruar pas marrjes së kujdesit mjekësor në kohë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë në katër lindje në Angli kryhet me operacion emergjent cezarian
Artikulli i rradhës Një avokado në ditë mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.