Në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus po debatojnë nënkryetarët e katër partive kryesore:
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Uran Ismaili nga PDK, Doarsa Kica nga LDK dhe Besnik Tahiri nga AAK.
Në këtë debat ndër të tjera është përmendur edhe emri Elvir Azizit, drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.
Ismaili i ka kërkuar Konjufcës të përgjigjet nëse e njeh Azizin, kurse Konjufca i është përgjigjur se “Azizin e njeh ti”.
Ismaili: Unë nuk e njoh, por ai është shok i Arben Vitisë.
Konjufca: E njeh, e njeh.
Ismaili: Jo unë nuk e njoh dhe s’e kam taku kurrë por ai është shok i ngushtë i Vitisë.
Ndërkohe debati po vazhdon në RTV Dukagjini. /Gazeta Shneta/


