Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ozempic dhe barna të ngjashme mund të ulin rrezikun e kancerit të gjirit, sugjeron një studim i ri

Jetë 05/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri sugjeron se barnat e grupit GLP-1, të njohura për trajtimin e diabetit dhe obezitetit, si Ozempic dhe Wegovy, mund të lidhen me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit.

Sipas rezultateve, gratë që përdornin këto barna kishin rreth 30% më pak gjasa të diagnostikoheshin me kancer të gjirit krahasuar me ato që nuk i përdornin.

Studiuesit analizuan të dhënat shëndetësore të më shumë se 111,000 grave të moshës 45–80 vjeç me mbipeshë ose obezitet. Nga këto, rreth 15,000 kishin përdorur barna GLP-1.

Edhe pas marrjes në konsideratë të faktorëve të rëndësishëm si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), diabeti dhe dendësia e gjirit, lidhja mes përdorimit të barnave dhe rrezikut më të ulët të kancerit mbetet e dukshme, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët besojnë se humbja në peshë është një nga arsyet kryesore të këtij efekti.

Obeziteti dihet se rrit rrezikun e kancerit të gjirit, veçanërisht pas menopauzës, sepse indet dhjamore prodhojnë estrogjen dhe nxisin procese inflamatore që mund të favorizojnë zhvillimin e tumoreve.

Përveç humbjes në peshë, barnat GLP-1 mund të ndihmojnë duke ulur inflamacionin kronik, përmirësuar ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndikuar në procese biologjike që lidhen me zhvillimin e kancerit.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky ishte një studim vëzhgues dhe nuk mund të provojë se barnat e parandalojnë drejtpërdrejt kancerin e gjirit.

Rezultatet konsiderohen premtuese dhe kanë nxitur nisjen e studimeve klinike që do të vlerësojnë nëse këto barna mund të përdoren në të ardhmen si pjesë e strategjive për parandalimin e kancerit të gjirit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë avokado në ditë mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak
Artikulli i rradhës Debati i nënkryetarëve e përfshin edhe emrin e drejtorit të SHSKUK-së Elvir Azizi

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.