Sot janë mbajtur zgjedhjet nacionale, procesi i tretë zgjedhor parlamentar brenda një periudhe prej 16 muajsh.
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, rezultatet paraprake tregojnë këtë renditje të subjekteve politike:
- Lëvizja Vetëvendosje: 45.7 %
- PDK: 19.8 %
- LDK:17.2 %
- AAK:6.2 %
Këto të dhëna bazohen në anketimet e votuesve pas daljes nga vendvotimet dhe nuk përfaqësojnë rezultatet zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen nga institucionet përkatëse në orët dhe ditët në vijim. /Gazeta Shneta/


