Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 941gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë periudhës raportuese janë shënuar dy aksident trafiku me fatalitet, 23 aksidente me persona të lënduar dhe 21 aksidente të tjera që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në kuadër të aktiviteteve për sigurinë rrugore, policia ka shqiptuar gjithsej 941tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur dispozitat ligjore në trafik.
Raporti po ashtu tregon se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, ndërsa 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.
Sipas statistikave zyrtare, nuk është regjistruar asnjë person në ndalim policor, ndërsa një ka shkuar në vuajtje të dënimit gjatë kësaj periudhe raportuese.


