Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Angli: Mbi 15 mijë vdekje në vit lidhen me pritjet e gjata në urgjenca

Lajme 08/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi 15 mijë pacientë në Angli kanë humbur jetën gjatë vitit 2025 si pasojë e pritjeve të gjata në departamentet e urgjencës (A&E), sipas një analize të publikuar nga Kolegji Mbretëror i Mjekësisë Emergjente (RCEM).

Të dhënat tregojnë se çdo muaj më shumë se 1.300 pacientë vdesin në mënyrë të parakohshme për shkak të vonesave në marrjen e trajtimit emergjent, ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me këtë problem është rritur dhjetëfish krahasuar me vitin 2015.

Sipas RCEM, gjatë vitit të kaluar janë regjistruar rreth 15.860 vdekje shtesë të lidhura me pritjet e gjata në urgjencë, krahasuar me 1.657 raste të tilla një dekadë më parë, shkruan The Guardian transmeton Gazeta Shneta.

Analiza bazohet në një studim të publikuar në vitin 2021 në revistën Emergency Medicine Journal, i cili përfshinte më shumë se pesë milionë pacientë të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor britanik (NHS).

Studimi kishte konstatuar se për çdo 72 pacientë që prisnin nga tetë deri në 12 orë në urgjencë para se të shtroheshin në repart, regjistrohej një vdekje shtesë.

Presidenti i RCEM, Dr. Ian Higginson, tha se situata tregon dështimin e sistemit shëndetësor për t’u kujdesur për pacientët në kohën kur ata kanë më së shumti nevojë.

“Numri i vdekjeve të lidhura me qëndrimet e gjata në departamentet e urgjencës tregon qartë se sistemi po dështon ndaj pacientëve që duhet t’i shërbejë”, deklaroi ai.

Edhe organizatat e tjera profesionale shëndetësore kanë kërkuar ndërhyrje urgjente. Sekretarja e Përgjithshme e Kolegjit Mbretëror të Infermierëve, Prof. Nicola Ranger, e cilësoi situatën si një katastrofë që ka mbetur pa zgjidhje për vite me radhë.

Ajo kërkoi investime në shtretër spitalorë, staf infermieror, kujdes parësor dhe shërbime sociale për të ulur ngarkesën në urgjenca.

Nga ana tjetër, Ministria britanike e Shëndetësisë pranoi se pritjet e gjata janë të papranueshme, duke njoftuar investime prej më shumë se 215 milionë funtesh për hapjen dhe zgjerimin e 40 qendrave të trajtimit urgjent dhe kujdesit të shpejtë në Angli./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak42 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës
Artikulli i rradhës Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

Ju sugjerojmë

Mbi 35 mijë shërbime ambulatore gjatë majit në Spitalin e Gjakovës

08/06/2026 Lajme

42 foshnje lindën brenda një jave në Spitalin e Pejës

08/06/2026 Lajme

KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21.12%, LDK 17.58%, AAK 7.16%

08/06/2026 Lajme

46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

08/06/2026 Lajme

KQZ: Sot nis numërimi i votave të diasporës, votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

08/06/2026 Lajme

Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e partive

08/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.