Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndërhyrje e suksesshme në QKUK, pacientes i rikthehet dëgjimi pas 18 vitesh

Lajme 10/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një ndërhyrje e suksesshme kirurgjikale e realizuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i ka rikthyer dëgjimin një pacienteje që për 18 vjet ishte përballur me humbje të rëndë të dëgjimit dhe vështirësi në komunikim.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja me inicialet R.H. (1981) kishte kërkuar trajtim në qendra të ndryshme shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, por pa arritur rezultatet e dëshiruara, përcjell Gazeta Shneta.

Pas vlerësimeve të hollësishme klinike, ekzaminimeve diagnostike dhe analizës multidisiplinare të rastit, mjekët e Klinikës së ORL-së vendosën që pacientja t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Operacioni u realizua nga ekipi mjekësor i Klinikës së Otorinolaringologjisë, nën udhëheqjen e dr. Refki Krasniqit, me mbështetjen e ekipit të anesteziologëve të udhëhequr nga dr. Arian Ademi.

Pas trajtimit dhe qëndrimit disa ditor në klinikë, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore. Testet e dëgjimit të kryera pas operacionit treguan përmirësim të dukshëm të dëgjimit dhe të aftësisë për komunikim.

QKUK ka bërë të ditur se në Klinikën e ORL-së po realizohen me sukses ndërhyrje kirurgjikale të veshit, duke u mundësuar shumë pacientëve përmirësimin e dëgjimit dhe cilësisë së jetës.

Artikulli paraprakPër herë të parë në Spitalin e Gjakovës, nis skriningu neonatal për zbulimin e sëmundjeve të rënda te të porsalindurit
Artikulli i rradhës Nga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit

Ju sugjerojmë

Tragjedi në pishinën e Gjirokastrës, 15-vjeçari dyshohet se pësoi sulm në zemër

10/06/2026 Lajme

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

10/06/2026 Lajme

Nga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit

10/06/2026 Jetë

Për herë të parë në Spitalin e Gjakovës, nis skriningu neonatal për zbulimin e sëmundjeve të rënda te të porsalindurit

10/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/06/2026 Lajme

Aksion i përbashkët me FBI-në, arrestohen në Prishtinë tre persona për disa vepra penale

09/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.