Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 13 komuna

Lajme 10/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026 po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas të dhënave të publikuara, sot deri në orën 09:00, procesi i numërimit dhe verifikimit ka përfunduar në 13 komuna: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh, Mamushë, Zubin Potok, Zveçan, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Ekonomia Online se deri tani janë procesuar 1,379 nga gjithsej 2,498 vendvotime në nivel vendi, që përbën 55.20 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve.

“Ndërkohë, procesi i numërimit dhe verifikimit po vazhdon në 25 Qendra Komunale të Numërimit, përfshirë komunat me numrin më të madh të vendvotimeve si Prishtina, Prizreni, Ferizaj, Gjakova, Peja, Gjilani dhe Podujeva”.

Sipas tij, pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, rezultatet transmetohen në platformën zyrtare të rezultateve, duke mundësuar publikimin e tyre në kohë reale.

Procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë dhe verifikimi i formularëve të rezultateve po zhvillohet në kuadër të administrimit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor 2026.

Artikulli paraprakNga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit
Artikulli i rradhës Tragjedi në pishinën e Gjirokastrës, 15-vjeçari dyshohet se pësoi sulm në zemër

Ju sugjerojmë

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

10/06/2026 Lajme

Tragjedi në pishinën e Gjirokastrës, 15-vjeçari dyshohet se pësoi sulm në zemër

10/06/2026 Lajme

Nga peshorja te DEXA: Si po ndryshon mënyra e diagnostikimit dhe trajtimit të obezitetit

10/06/2026 Jetë

Ndërhyrje e suksesshme në QKUK, pacientes i rikthehet dëgjimi pas 18 vitesh

10/06/2026 Lajme

Për herë të parë në Spitalin e Gjakovës, nis skriningu neonatal për zbulimin e sëmundjeve të rënda te të porsalindurit

10/06/2026 Lajme

Parashikimi i motit për sot

10/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.