Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Fruthi rikthehet në nivele alarmante në SHBA: Mbi 2 mijë të infektuar këtë vit

Lajme 11/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 2,000 raste të konfirmuara të fruthit që nga fillimi i vitit, duke iu afruar totalit prej 2,228 rastesh të raportuara gjatë gjithë vitit 2025. Ekspertët paralajmërojnë se viti 2026 mund të shënojë shpërthimin më të madh të fruthit në dekada.

Sipas të dhënave të fundit, deri më 4 qershor ishin regjistruar 2,030 raste, megjithëse specialistët besojnë se numri real mund të jetë deri në tre herë më i lartë. Sëmundja vazhdon të përhapet kryesisht në komunitetet me norma të ulëta vaksinimi, duke përfshirë edhe bebet që janë ende shumë të vogla për t’u vaksinuar, raporton The Guardian transmeton Gazeta Shneta.

Eksperti i sëmundjeve infektive, Andrew Pavia nga Universiteti i Utahut, paralajmëroi se vera pritet të jetë sfiduese për autoritetet shëndetësore. Sipas tij, shpërthimi ka goditur më rëndë zonat me mbulim të ulët vaksinimi dhe me departamente lokale të shëndetit publik me burime të kufizuara.

Situata është komplikuar edhe nga shkurtimet e financimit federal për shëndetin publik. Disa departamente lokale, veçanërisht në Utah, po përballen me mungesë personeli, fondesh dhe trajnimesh, gjë që e vështirëson gjurmimin e rasteve dhe kontrollin e përhapjes së virusit.

Ndërkohë, ekspertët fajësojnë edhe dezinformimin e vazhdueshëm rreth vaksinave. Pediatrja Annie Andrews nga Karolina e Jugut tha se shpërthimi ishte plotësisht i parandalueshëm dhe se është rezultat i dekadave të keqinformimit për sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave.

Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të shkaktojë komplikacione serioze, përfshirë pneumoninë, inflamacionin e trurit dhe në raste të rralla vdekje. Në Teksas, një foshnjë e lindur nga një nënë e infektuar me fruth u shtrua në spital me meningoencefalit akut të shkaktuar nga virusi.

Specialistët theksojnë se mbrojtja më efektive mbetet vaksinimi. Megjithatë, rënia e besimit te vaksinat dhe përhapja e informacionit të pasaktë në rrjetet sociale po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë kontrollin e shpërthimeve.

“Mosbesimi ndaj vaksinave është bërë kaq i përhapur sa do të duhen vite, ndoshta dekada, për ta rikthyer besimin e publikut,” tha Andrews. “Është e dhimbshme të shohësh pacientë që vuajnë nga një sëmundje që mund të parandalohej.” /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNjë autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje
Artikulli i rradhës Alarm në Britani: Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi, mbi 100 raste të reja në vetëm dy javë

Ju sugjerojmë

Vetura godet kampin shkollor në Holandë: katër të vdekur, prej tyre tre fëmijë

11/06/2026 Lajme

Përfundon numërimi në 35 QKN, mbesin vetëm edhe Prishtina, Prizreni e Gjilani

11/06/2026 Lajme

Alarm në Britani: Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi, mbi 100 raste të reja në vetëm dy javë

11/06/2026 Lajme

Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë – Policia jep detaje

11/06/2026 Lajme

Ngjarje e rëndë në Shkodër, shoferi përplas me makinë katër persona

11/06/2026 Lajme

Ferizaj dhe Gjakovë raportohen dy persona të zhdukur

11/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.