Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar shtatë lindje, prej tyre pesë djem dhe dy vajza.
Sipas raportit ditor të institucionit, gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe 47 pacientë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa aktualisht në repartet e spitalit janë të shtrirë 174 pacientë.
Brenda një dite, ekipet mjekësore kanë realizuar 433 vizita ambulatore.
Po ashtu, 202 pacientë kanë kryer gjithsej 2,564 analiza laboratorike, ndërsa janë realizuar 11 ndërhyrje kirurgjikale dhe 34 seanca hemodialize.
Sa i përket shërbimeve diagnostikuese, gjatë ditës janë kryer 99 ekzaminime me rëntgen, 38 eko, 16 rezonanca magnetike (MRI), një ehografi, si dhe tetë gastroskopi.
Ndërkohë, në kuadër të shërbimeve rehabilituese janë ofruar edhe 35 trajtime fiziatrike.


