Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Numërohen mbi 90 për qind të votave, kandidatët më të votuar në partitë kryesore

Lajme 12/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e pothuajse të gjitha votave të rregullta në vend, ndërsa po vazhdon numërimi i votave të hedhura në përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Teksa procesi i numërimit po shkon drejt përmbylljes, po bëhet më e qartë edhe përbërja e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në mbi 90 për qind të votave të numëruara, përfshirë ato të rregullta dhe votat nga përfaqësitë diplomatike, disa kandidatë kanë dalë dukshëm më të votuarit në partitë e tyre.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kryeson Albin Kurti me 240.150 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 189.043 vota, Albulena Haxhiu me 111.168, Hekuran Murati me 95.493 dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 90.769 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari është Bedri Hamza me 113.953 vota.

Pas tij renditen Përparim Gruda me 69.197 vota, Arian Tahiri me 60.174, Uran Ismaili me 56.260 dhe Vlora Çitaku me 38.019 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, listën e prin Vjosa Osmani Sadriu me 78.610 vota, e pasuar nga Lumir Abdixhiku me 71.424 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 56.352, Hykmete Bajrami me 44.461 dhe Avdullah Hoti me 40.898 vota.

Ndërkaq, në Aleancë më i votuari deri tani është Ardian Gjini me 39.508 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj me 35.491 vota, Daut Haradinaj me 26.741, Besnik Tahiri me 23.293 dhe Bekë Berisha me 19.246 vota.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.91 për qind të votave, duke u renditur e para.

Ndryshe, pas saj vijnë Partia Demokratike e Kosovës me 21.14 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.60 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.16 për qind dhe Lista Serbe me 6.17 për qind.

Bazuar në këto rezultate paraprake, LVV-ja pritet të ketë 48 ulëse në Kuvend, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.

Procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, pasi KQZ-ja duhet të numërojë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe ato të ardhura me postë.

Sipas planifikimeve të KQZ-së, rezultatet përfundimtare pritet të shpallen më 26 qershor, ndërsa certifikimi i tyre më 6 korrik. Megjithatë, këto afate mund të ndryshojnë varësisht nga ankesat eventuale që mund të paraqiten nga subjektet politike.

Artikulli paraprakMurati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati
Artikulli i rradhës Ekspertët zbulojnë cilat fruta dhe perime ofrojnë mbrojtjen më të madhe për zemrën

Ju sugjerojmë

Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

12/06/2026 Lajme

53 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë, një me fatalitet

12/06/2026 Lajme

Shtatë foshnja lindën në 24 orët e fundit, mbi 430 vizita u realizuan në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

12/06/2026 Lajme

Mbi 1900 pacientë morën trajtim në Emergjencën e Spitalit të Gjakovës gjatë muajit maj

12/06/2026 Lajme

Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

12/06/2026 Lajme

“Në Kosovë më shtrenjtë se në Gjermani”, qytetarët ankohen për çmimet e papërballueshme

12/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.