Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Onkologu Ilir Kurtishi tregon pse shumica e pacientëve me kancer pankreasi nuk mund të operohen

Lajme 19/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Onkologu, Ilir Kurtishi ka shpjeguar arsyet pse vetëm një pjesë e vogël e pacientëve me kancer të pankreasit mund t’i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal, duke theksuar se shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara të sëmundjes.

Në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, Kurtishi tha se trajtimi i kancerit të pankreasit është multidisiplinar dhe përfshin kirurgjinë, kimioterapinë dhe radioterapinë, por operacioni është i mundur vetëm në raste të caktuara.

“Nëse sëmundja është e lokalizuar në pjesë të pankreasit ku mund të bëhet qasja operative, atëherë mund të kryhet ndërhyrja kirurgjikale. Megjithatë, numri i pacientëve që mund të operohen është shumë i vogël”, tha ai.

Sipas Kurtishit, nga numri total i pacientëve me kancer pankreasi, vetëm rreth 5 deri në 10 për qind arrijnë të jenë kandidatë për operacion.

“Numri më i madh i pacientëve trajtohen me protokollet standarde të trajtimit, kryesisht me kombinime të disa barnave që aplikohen për muaj të tërë dhe më pas rivlerësohen rezultatet”, shpjegoi ai.

Onkologu tregoi se në disa raste kimioterapia mund të ndihmojë në zvogëlimin e tumorit, duke krijuar mundësi që pacienti të rivlerësohet më vonë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Nëse sëmundja rrudhet dhe përgjigjja ndaj trajtimit është e mirë, atëherë pas konsultimeve me kirurgët mund të shqyrtohet mundësia e operimit”, tha Kurtishi.

Artikulli paraprakOda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi
Artikulli i rradhës Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit për sot

20/06/2026 Lajme

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi, eksperti shpjegon pse situata po përkeqësohet

19/06/2026 Lajme

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

19/06/2026 Lajme

Brenda një jave u trajtuan 46 raste të reja nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, dominojnë rastet e dhunës në familje

19/06/2026 Lajme

Oda e Infermierëve rrit tarifën e anëtarësimit, infermierët shprehin pakënaqësi

19/06/2026 Lajme

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.