Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është në pritje të përfundimit të të gjitha procedurave ankimore dhe vendimmarrjes së institucioneve kompetente për të shpallur më pas rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare varet nga epilogu i ankesave që aktualisht janë në shqyrtim.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjen e institucioneve përkatëse para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së këtyre vendimeve, mbetet të shihet nëse ato përmbajnë obligime konkrete për KQZ-në”, deklaroi Elezi.
Sipas KQZ-së, vetëm pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore dhe zbatimit të eventual të vendimeve të institucioneve përgjegjëse, do të mund të vazhdohet me hapat e mëtejmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.


