Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Evropian (BE) kanë kërkuar nga Komisioneri Evropian për Shëndetësi që të analizojë ndikimin e politikës së re të çmimeve të barnave të SHBA-së, të lidhur me presidentin amerikan Donald Trump, mbi tregun evropian të ilaçeve.
Kjo politikë, e njohur synon që çmimet e barnave në Shtetet e Bashkuara të përafrohen me nivelin më të ulët të vendeve të tjera të zhvilluara. Duke qenë se SHBA-ja është tregu më i madh farmaceutik në botë dhe përbën mbi gjysmën e kërkesës globale për barna me recetë, ndryshimet në këtë treg mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në Evropë, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Sipas analizave të tregut, në muajt pas hyrjes në fuqi të kësaj politike, numri i lançimeve të barnave të reja në tregjet e Bashkimit Evropian ka rënë me rreth 35% krahasuar me periudhën paraprake. Kjo ka ngritur shqetësime se kompanitë farmaceutike mund të zgjedhin të vonojnë hyrjen e barnave në tregjet evropiane ose të përqendrohen në tregje më fitimprurëse.
Ministrat evropianë duan të kuptojnë nëse kjo qasje po çon në vonesa të qëllimshme të lançimit të ilaçeve, rritje të çmimeve dhe ulje të qasjes së pacientëve në trajtime inovative.
Komisioni Evropian do të analizojë gjithashtu se cilat kategori barnash mund të preken nga kjo politikë, nëse ajo ndikon në vendimet e kompanive për të hyrë në tregun evropian dhe nëse ekziston rreziku i tërheqjes së disa produkteve nga BE-ja.
Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Olivér Várhelyi, deklaroi se vendet anëtare kërkojnë sqarime të shpejta mbi funksionimin dhe efektet e kësaj politike. Ai theksoi se analiza do të përfundojë me prioritet të lartë dhe synon të realizohet brenda një periudhe të shkurtër, para sezonit veror. /Gazeta Shneta/


