Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

KRU “Prishtina” apel qytetarëve: Mos e keqpërdorni ujin e pijshëm

Lajme 22/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve për përdorim racional dhe të përgjegjshëm të ujit të pijshëm gjatë muajve të verës. Edhe pse nivelet e ujit në liqenet akumuluese janë të mira, rritja e konsumit dhe keqpërdorimet po rrezikojnë furnizimin stabil, thonë zyrtarët.

Rritja e temperaturave ka sjellë edhe rritjen e menjëhershme të konsumit të ujit në rajonin e Prishtinës. Zëdhënësja e Ujësjellësit, Arjeta Mjeku, përmes Radio Kosovës, u ka bërë apel qytetarëve që të ndërpritet përdorimi i ujit të pijshëm për qëllime të tjera si për ujitje apo çfarëdo forme tjetër e keqpërdorimit.

”Është e rëndësishme që secili prej nesh të kontribuoj në ruajtjen e ujit duke shmangur shpenzimet e panevojshme dhe përdorimin e tij për aktivitete që nuk janë të destinuara. I lutim konsumatorët që të evitojnë ujitjen e oborreve, kopshteve sipërfaqeve të gjelbra me ujë, larjen e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave tjera publike apo private me ujë të pijshëm, mbushjen e pishinave dhe rezervuarëve privat , lënien e çezmave të hapura pa nevojë dhe çdo formë tjetër të keqpërdorimit apo shpenzimit të panevojshëm të ujit”, tha ajo.

Sipas KRU “Prishtina”, ankesat për mungesë uji në disa pika të larta lidhen edhe me mosrespektimin e rregullave teknike nga vetë ndërtesat kolektive. Ujësjellësi ka obligim ligjor të sigurojë shtypjen e ujit deri në katin e pestë, ndërsa katet më të larta duhet të pajisen me pompa private.

Por, sfidë më e madhe mbetet kyçja ilegale. Inspektorët në terren po ndeshen me dhjetëra raste abuzimi çdo ditë, thotë Mjeku.

“Forma më e rëndë e keqpërdorimit të ujit është kyçja ilegale. Inspektorët tanë në terren brenda një dite identifikojnë rreth 10 deri në 15 raste të tilla, që rëndojnë dukshëm furnizimin. Liqenet i kemi në gjendje të mirë dhe furnizimi është stabil, përveç disa pikave ku kemi ankesa”, shtoi ajo.

Ujësjellësi rikujton se furnizimi i rregullt për familjet, bizneset dhe institucionet mund të garantohet vetëm përmes bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të të gjithë qytetarëve.

Artikulli paraprakEkspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët
Artikulli i rradhës 40 raste me fruth në Kosovë brenda dy muajve, Ferizaj dhe Prishtina me më së shumti të prekur

Ju sugjerojmë

“Mos klikoni në linqe të dyshimta”, Policia apelon qytetarët për mesazhet mashtruese

22/06/2026 Lajme

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

22/06/2026 Lajme

Rikthehet në funksion numri emergjent i QKMF-së në Obiliq

22/06/2026 Lajme

40 raste me fruth në Kosovë brenda dy muajve, Ferizaj dhe Prishtina me më së shumti të prekur

22/06/2026 Lajme

Ekspertët: Inflacioni i lartë po rëndon bizneset, varfëron qytetarët

22/06/2026 Lajme

Paralajmërohet për nxehtësi ekstreme në Britani, temperaturat në Evropë pritet të kalojnë 40°C

22/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.