Një person është gjetur pa shenja jete në një shtëpi në Rahovec.
Sipas njoftimit, viktima mashkull me shtetësi kosovare është konstatuar i vdekur nga mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore nga organet kompetente.
“Rahovec / 22.06.2026 – NN. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimor”, thuhet në raport


