Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Një trevjeçar në Paris vdes brenda veturës i bllokuar nga nxehtësia, nëna e tij në spital në gjendje shok

Lajme 25/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një djalë trevjeçar ka humbur jetën pasi mbeti i bllokuar në një veturë në Paris, ndërsa Franca regjistroi ditën më të nxehtë në historinë e saj.

Fëmija kishte hyrë në veturën e familjes ndërsa babai i tij mendonte se ai po flinte, por nuk kishte mundur të dilte për shkak të sistemit të bllokimit të dyerve për fëmijë, tha prokurori publik, Guirec Le Bras.

Sipas prokurorit, nëna e fëmijës po flinte së bashku me fëmijën tjetër të çiftit, 18 muajsh, ndërsa babai po punonte në një kasolle në kopsht.

“Ai me sa duket u mbyll vetë brenda dhe mbeti i bllokuar në automjet përpara se prindërit ta gjenin pa ndjenja”, tha prokurori, duke shtuar se nëna ndodhet në spital në gjendje shoku.

Kjo vdekje është tragjedia më e fundit e lidhur me temperaturat ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton dhjetëra viktima.

Të hënën, dy fëmijë të vegjël, të moshës dy dhe katër vjeç, humbën jetën pasi u gjetën në arrest kardiak brenda makinës së nënës së tyre në një parking të një zone banimi.

Parisi u përball me një tjetër ditë përvëluese pasi temperaturat në kryeqytetin francez arritën një rekord për muajin qershor prej 40.9 gradë Celsius të mërkurën – hera e parë në 150 vjet që temperaturat në qytet kaluan pragun e 40°C.

Pjesë të jugut të Anglisë dhe Uellsit po përballeshin me një tjetër ditë temperaturash rekord, me maksimalet rreth 37°C në disa zona, pasi të mërkurën në Hampshire u regjistrua një rekord i ri për muajin qershor prej 36.1°C.

 

Artikulli paraprakPacientët me sëmundje të rralla në Evropë përballen me probleme serioze të shëndetit mendor
Artikulli i rradhës Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

Ju sugjerojmë

Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda një stacioni në Prishtinë

25/06/2026 Lajme

Tre persona humbin jetën nga zjarri që përfshiu një ndërtesë në Turqi

25/06/2026 Lajme

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për studentët

25/06/2026 Lajme

Brenda 24 orëve, 31 persona lëndohen në aksidente trafiku

25/06/2026 Lajme

Fundi i afërt i shpërthimit vdekjeprurës? OBSH jep lajmin e shumëpritur për hantavirusin

25/06/2026 Lajme

Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

25/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.