Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spanja dhe Zvicra dërgojnë ekipet e para të shpëtimit në Venezuelë

Lajme 26/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekipet ndërkombëtare të kërkim-shpëtimit kanë nisur të mbërrijnë në Venezuelë për të mbështetur autoritetet në operacionet pas tërmeteve shkatërruese.

Punonjësit e shpëtimit nga Spanja janë fotografuar teksa mbërrijnë në vend, ndërsa më herët gjatë ditës u raportua edhe mbërritja e ekipeve zvicerane, shkruan BBC.

Ndërkohë, disa shtete të tjera evropiane po përgatiten ose janë tashmë në rrugë për të ofruar ndihmë. Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Italia, Çekia, Franca, Gjermania, Luksemburgu, Portugalia dhe Holanda po dërgojnë ekipe të specializuara të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në gjetjen e të mbijetuarve.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditur se Ekipi Ndërkombëtar i Kërkim-Shpëtimit është në gatishmëri dhe mund të dislokohet në Venezuelë nëse kërkohet.

Shefi i çështjeve humanitare i OKB-së, Tom Fletcher, deklaroi se ekipi i organizatës në Venezuelë po koordinon mbërritjen e një numri të madh ekipesh urbane të kërkim-shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa priten edhe grupe të tjera në ditët në vijim.

Nga ana tjetër, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se organizata ka vendosur në gatishmëri personel shtesë dhe furnizime mjekësore, për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të të prekurve nga katastrofa.

Artikulli paraprakNdikimi i ushqimeve ultra të përpunuara në mikrobiomën e zorrëve
Artikulli i rradhës Nëna vdiq duke shpëtuar vajzën gjatë tërmeteve në Venezuelë

Ju sugjerojmë

ZKA evidenton shkelje të shumta në menaxhimin e parasë publike

26/06/2026 Lajme

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

26/06/2026 Lajme

Hiqen nga tregu kekët me Nutella në Gjermani, dyshohet për copa metali

26/06/2026 Lajme

Rritet në 589 numri i viktimave në Venezuelë

26/06/2026 Lajme

IHMK: Rritje graduale e temperaturave gjatë 5 ditëve të ardhshme

26/06/2026 Lajme

AUV apel bizneseve dhe qytetarëve: Ruajeni ushqimin në mënyrë të sigurt, kontrolle të shtuara gjatë verës

26/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.