Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë publike të dhënat e raportit javor të aktiviteteve, ku janë përfshirë shërbimet e ofruara në disa reparte të institucionit gjatë javës së kaluar.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe në spital kanë lindur 22 foshnje, prej të cilave 8 djem dhe 14 vajza.
Brenda një jave janë realizuar 2,538 vizita specialistike, ndërsa janë regjistruar 218 pranime të reja. Mesatarisht, në spital kanë qenë të hospitalizuar 156 pacientë në ditë.
Shërbime laboratorike kanë marrë 1,300 pacientë, të cilët kanë kryer gjithsej 16,605 analiza laboratorike.
Gjatë javës janë kryer edhe 46 operacione, si dhe 268 seanca të dializës për pacientët që kanë pasur nevojë për këtë trajtim.
Në fushën e diagnostikimit janë realizuar 573 ekzaminime me rëntgen, 253 ekzaminime me ultrazë (EHO), 77 rezonanca magnetike (MRI), 50 ekografi, 12 ergometri, 13 gastroskopi dhe 9 kolonoskopi.
Po ashtu, në repartin e fiziatrisë janë ofruar 147 procedura fiziatrike, në kuadër të shërbimeve rehabilituese për pacientët./Gazeta Shneta/


