Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi Drejtues ia vazhdon kontratën Elvir Azizit për mandat 4-vjeçar

Lajme 29/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka marr vendim për t’ia vazhduar sot kontratën drejtorit të Përgjithshëm Elvir Azizi.

Lajmi është konfirmuar nga kryesuesi i Bordit Dr. Faik Shatri, në një prononcim për Gazetën Shneta.

“Po i është vazhduar kontrata për mandat 4-vjeçar”, ka deklaruar Shatri.

Ai ka thënë se Azizit i është bërë vlerësim i performancës në dy vitet e fundit.

“Dy vleresime të performances në mënyrë të vazhdueshme. Ne i kemi analizu përparësitë dhe mangësitë dhe për të mirën e kontiunitetit dhe pavarësisht kritikave dhe punës të kushte të vështira e kemi pa të arsyeshme t’i vazhdohet mandati”, ka deklaruar Shatri.

Ai nuk ka folur për pikat kryesore që janë vlerësuar pozitivisht për punën e Azizit, duke thënë se ditën e nesërme do të publikohet një komunikatë e detajuar në lidhje me këtë vendim.

Azizi është përzgjedhur drejtor i SHSKUK-së në korrik të vitit 2023. Statuti i ri i SHSKUK-së e ka përcaktuar mandatin prej 4 vite të drejtorit të përgjithshëm. Ky statut ka mundësuar poashtu vazhdimin e mandatit nga Bordi Drejtues.

“Mandati i Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-ës është katër (4) vjeçar me mundësi vazhdimi edhe një mandat tjetër me të njëjtën kohëzgjatje”, thuhet në Nenin 19 të Statutit.

Kjo është hera e parë që një drejtori të SHSKUK-së i vazhdohet mandati nga Bordi Drejtues. Ky organ përbëhet nga Faik Shatri, përfaqësues nga QKUK, Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKSUK, Ardita Baraku – përfaqësuese nga IKShPK,  Osman Hajdari – përfaqësues nga Spitalet e Përgjithshme, Mentor Sadiku, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë. Pjesë e këtij bordi është edhe Vjollca Zeqiri nga kujdesi parësor. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi ndikon vendi ku rritesh në personalitet: A do të ishe i njëjti person diku tjetër?
Artikulli i rradhës 47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

Ju sugjerojmë

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

29/06/2026 Lajme

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

29/06/2026 Lajme

Mbi 1,300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

29/06/2026 Lajme

Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve

29/06/2026 Lajme

47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

29/06/2026 Lajme

QKUK i jep kontratë afër 3.5 milionë Euro kompanisë “Medi Health”

29/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.