QKUK i ka jep kontratë afër 3.5 milionë Euro kompanisë “Medi Health” për material për hemodializë.
Qendra Klinike dhe Universitare Kosovës i ka dhënë kontratë afër 3.5 milionë Euro kompanisë “Medi Health”, shkruan Gazeta Shneta.
Kontrata me titull “Furnizim me material shpenzues jashtë Listës Esenciale për nevojat e Hemodializës” e ka vlerën 3,493,210.00 Euro.
SHSKUK vitin e kaluar e shkëputi një kontratë me një operator tjetër më të lirë për furnizim me material të hemodializës, dhe ia dha kontratën më të shtrenjtë kompanisë “Medi Health”.
Kjo kishte ndodhur me arsyetimin e vonesës së furnizimit pasi si kriter në tender ishte shkurtuar koha e liferimit në vetëm 2 deri 5 ditë maksimum. /Gazeta Shneta/
Saga e dializës në SHSKUK përfundon me kontratë më të shtrenjtë sesa ajo që u anulua


