Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

47 raste me fruth në Kosovë, IKShPK: Vaksinimi është mbrojtja më e sigurt

Lajme 29/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 29 qershor 2026 në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 47 raste me fruth, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të sigurojnë vaksinimin e fëmijëve sipas kalendarit të rregullt të imunizimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga IKShPK, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 14 raste, pasuar nga Ferizaj me 12 raste dhe Kaçaniku me gjashtë raste. Fushë-Kosova ka raportuar tre raste, ndërsa Lipjani, Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi kanë nga dy raste secila. Nga një rast është konfirmuar në Gjilan, Drenas, Deçan dhe Viti.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten në institucionet shëndetësore nëse shfaqin simptoma të fruthit.

“IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Instituti ka theksuar se për shkak të infektueshmërisë së lartë të fruthit dhe rrezikut të përhapjes së tij në komunitet, është me rëndësi që prindërit dhe kujdestarët të kontrollojnë nëse fëmijët janë vaksinuar sipas kalendarit të imunizimit.

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet më tej.

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet mënyra më efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur shëndetin publik.

“Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik”, thotë njoftimi.

Artikulli paraprakBordi Drejtues ia vazhdon kontratën Elvir Azizit për mandat 4-vjeçar
Artikulli i rradhës Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve

Ju sugjerojmë

Vdekja e policit në Vërmicë, Sindikata e Policisë kërkon sigurim jetësor për zyrtarët

29/06/2026 Lajme

Pas 106 orësh i bllokuar nën rrënoja, nxirret i gjallë i riu në Venezuelë

29/06/2026 Lajme

Mbi 1,300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë

29/06/2026 Lajme

Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve

29/06/2026 Lajme

Bordi Drejtues ia vazhdon kontratën Elvir Azizit për mandat 4-vjeçar

29/06/2026 Lajme

QKUK i jep kontratë afër 3.5 milionë Euro kompanisë “Medi Health”

29/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.