Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH për Evropën: Temperaturat ekstreme duhet të trajtohen si krizë shëndetësore

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori Rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge, u ka bërë thirrje qeverive evropiane që valët ekstreme të të nxehtit t’i trajtojnë si një krizë shëndetësore, duke ndërmarrë masa për mbrojtjen e popullatës dhe përgatitjen e sistemeve shëndetësore para se temperaturat të arrijnë kulmin.

Thirrja vjen në një kohë kur Evropa po përballet me temperatura që në disa vende kanë kaluar 40 gradë Celsius, duke rritur ndjeshëm numrin e rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe duke vënë nën presion shërbimet shëndetësore, shkruan Euronews Health trasnmeton Gazeta Shneta.

“Njiheni nxehtësinë ekstreme si një krizë shëndetësore dhe veproni para se temperaturat të arrijnë kulmin”, ka shkruar Kluge në platformën X.

Ai theksoi se përgatitja ndaj valëve të të nxehtit duhet të jetë konkrete dhe funksionale, duke përfshirë lirimin e shtretërve spitalorë, mbrojtjen e pacientëve me rrezik të lartë, sigurimin e ambienteve të ftohta, garantimin e furnizimit rezervë me energji elektrike dhe mbështetjen e stafit shëndetësor.

Vala e të nxehtit ka ushtruar tashmë presion mbi sistemet shëndetësore në disa vende evropiane.

Në Francë, repartet e urgjencës kanë raportuar një rritje katërfish të rasteve të lidhura me temperaturat e larta, përfshirë goditjen nga të nxehtit, dehidratimin dhe hiponatreminë – një gjendje e shkaktuar nga niveli i ulët i natriumit në gjak.

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, Shërbimi i Ambulancës në Londër njoftoi se të premten e kaluar regjistroi ditën më të ngarkuar në historinë e tij, duke iu përgjigjur 8,869 thirrjeve emergjente.

Disa spitale të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor (NHS) shpallën gjithashtu incidente kritike, pasi defektet në sistemet e ftohjes ndikuan në funksionimin e pajisjeve mjekësore, sallave të operacionit dhe reparteve spitalore.

Sipas OBSH-së, temperaturat ekstreme paraqesin rrezik të veçantë për të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe grupet e tjera të cenueshme. Organizata u bën thirrje autoriteteve që të forcojnë planet e reagimit ndaj valëve të të nxehtit, duke e konsideruar këtë fenomen një sfidë serioze për shëndetin publik.

Artikulli paraprakSot mot i ndyshueshëm, priten edhe reshje lokale shiu
Artikulli i rradhës Ushqyerja vetëm me gji lidhet me rrezik më të ulët të simptomave të ADHD-së te fëmijët

Ju sugjerojmë

Policia e Kosovës zbardh autorin e dyshuar të dy kërcënimeve për bombë në Prishtinë

30/06/2026 Lajme

Prishtina me çmime të reja të transportit publik

30/06/2026 Lajme

Pas 16 defibrilimeve, 52-vjeçari fiton betejën me vdekjen

30/06/2026 Lajme

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.