Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 4 mijë testime, skriningu neonatal në Klinikën e Neonatologjisë zbulon dy raste me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri

Lajme 30/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Programi i Skriningut Neonatal në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK ka identifikuar deri më tani tre raste të konfirmuara me sëmundje të lindura, përkatësisht dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike dhe një me fenilketonuri.

Sipas njoftimit të Klinikës së Neonatologjisë, programi ka nisur më 9 tetor të vitit të kaluar si projekt i Ministrisë së Shëndetësisë, me mbështetjen e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) dhe QKUK-së, përcjell Gazeta Shneta.

Që nga fillimi i zbatimit të programit janë kryer rreth 4,146 testime te të porsalindurit. Përveç tre rasteve të konfirmuara pozitive, janë identifikuar edhe 16 raste të dyshimta, të cilat janë nën mbikëqyrje.

Skriningu neonatal është një test i thjeshtë, i sigurt dhe i shpejtë që mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve metabolike dhe gjenetike, të cilat zakonisht nuk shfaqin simptoma në ditët e para të jetës. Diagnostikimi i hershëm u jep mundësi foshnjave të marrin trajtim në kohë, duke parandaluar komplikime të rënda dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës.

Pas fillimit të zbatimit në QKUK, programi është zgjeruar edhe në spitalet rajonale në Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Prizren dhe Pejë. Sipas Klinikës së Neonatologjisë, së shpejti skriningu neonatal do të nisë edhe në Ferizaj dhe Vushtrri, me synimin që çdo i porsalindur në Kosovë të ketë qasje në këtë shërbim të rëndësishëm./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRaportohet se një person është fundosur në Batllavë
Artikulli i rradhës 71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

Ju sugjerojmë

71-vjeçarja gjendet pa shenja jete në një bunar në Koshare, policia nis hetimet

30/06/2026 Lajme

Raportohet se një person është fundosur në Batllavë

30/06/2026 Lajme

I la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë, policia gjobit një grua me 300 euro në Prizren

30/06/2026 Lajme

Vrasja në Dragash, neuropsikiatri: 5 therje me thikë janë pasojë e një mllefi të grumbulluar

30/06/2026 Lajme

IKSHPK apelon për vaksinim: Fruthi mund të shkaktojë komplikime serioze

30/06/2026 Lajme

Orizi mund të sillet si sheqer ose si fibër, varet nga si e konsumon

30/06/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.