Një grua ka humbur jetën në orët e para të së mërkurës në Mitrovicën e Jugut.
Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore derisa ndodhej në shtëpinë e saj dhe është dërguar për trajtim në Emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen.
-Mitrovicë Jugu / 01.07.2026 – 01:15. Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ishte në shtëpi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe më pas është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurori, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.


