Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mungesa e anesteziologëve mban jashtë funksionit sallën e dytë operative në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së

Lajme 02/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe pse salla e dytë operative në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është rinovuar, ajo ende nuk është vënë në funksion për shkak të mungesës së anesteziologëve, duke kufizuar kapacitetin për kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Dr. Nazmi Kolegeci, në një intervistë pë Gazetën Shneta ku tha se aktualisht klinika funksionon vetëm me një sallë operative, pavarësisht numrit të madh të pacientëve që trajtohen.

Sipas tij, lista e pritjes për operacione mbetet e konsiderueshme, megjithatë pacientët me diagnoza malinje trajtohen me prioritet.

“Lista e pritjes është goxha e madhe, por pacientët që janë të diagnostikuar me karcinomë të gjirit nuk presin. Koha prej dy deri në pesë javë shfrytëzohet për përgatitjet para operacionit, si ekzaminimet dhe konsultat me specialistët e tjerë. Kjo është periudha e nevojshme edhe për përgatitjen psikologjike të pacientes”, tha Dr. Kolegeci.

Ai shpjegon se pacientët që presin më gjatë janë ata me tumore që nuk paraqesin urgjencë të menjëhershme.

“Numri i pacientëve që presin nuk është i vogël, por bëhet fjalë për raste të tumoreve të gjirit ose tumoreve torakale që nuk kanë urgjencë. Prioritet kanë rastet që duhet të trajtohen menjëherë, ndërsa të tjerët, për fat të keq, duhet të presin”, u shpreh ai.

Megjithëse klinika, sipas tij, ka numër të mjaftueshëm kirurgësh për të kryer ndërhyrje të tilla, kapacitetet kufizohen nga mungesa e sallave funksionale.

“Ne kemi kirurgë të mjaftueshëm, por aktualisht disponojmë vetëm me një sallë operative. Kjo është e pamjaftueshme për ta përballuar fluksin e pacientëve që vijnë në klinikën tonë”, deklaroi drejtori.

Ai bëri të ditur se salla e dytë operative është renovuar gjatë vitit të kaluar, por ende nuk ka nisur punën.

“Salla e dytë është renovuar, por për shkak të mungesës së anesteziologëve nuk kemi pasur mundësi ta funksionalizojmë. Megjithatë, jemi në rrugë të mirë dhe presim që në muajt e ardhshëm ajo të vihet në funksion”, tha Dr. Kolegeci.

Përveç mungesës së anesteziologëve, drejtori përmendi edhe sfida të tjera me të cilat përballet klinika.

“Objekti i Klinikës së Kirurgjisë Torakale është mjaft i vjetër dhe ka nevojë për investime të mëdha, pasi nuk i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore. Një tjetër problem është mungesa e infermierëve. Nuk është e lehtë as për ne dhe as për pacientët kur nuk ka staf të mjaftueshëm për t’u kujdesur për ta, por kjo është një çështje që nuk varet nga klinika”, theksoi ai.

Sa i përket furnizimit me materiale kirurgjikale, Dr. Kolegeci tha se gjatë këtij viti klinika nuk ka hasur probleme.

“Klinika jonë ka qenë e furnizuar me materialet e nevojshme kirurgjikale dhe nuk kemi ndier mungesë që do të ndikonte në realizimin e operacioneve”,tha ai.

Artikulli paraprakNjë analizë e zakonshme e gjakut mund të përshpejtojë trajtimin e një komplikacioni të rrezikshëm të diabetit
Artikulli i rradhës Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

Ju sugjerojmë

Katër të plagosur nga të shtënat në Podujevë, QKUK: Gjendja e tyre është e rëndë, por stabile

02/07/2026 Lajme

Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

02/07/2026 Lajme

​Popullsia e Kosovës po plaket, mosha mesatare pritet të arrijë 49 vjeç deri më 2060

02/07/2026 Lajme

Fluks i lartë në Qendrën Emergjente të QKUK-së: 292 vizita për 24 orë, 22 pacientë u shtruan për trajtim

02/07/2026 Lajme

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale janë trajtuar 133 raste me kancer të gjirit në gjashtë muaj, Dr. Kolgeci: Sëmundja po prek gjithnjë e më shumë edhe gratë e reja

02/07/2026 Lajme

Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, spitalet në Francë marrin masa urgjente për temperaturat ekstreme

02/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.