Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

11 lloje kanceri po prekin gjithnjë e më shumë të rinjtë, studiuesit: Stili i jetesës nuk e shpjegon plotësisht këtë rritje

Jetë 09/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i madh i kryer në Angli ka zbuluar se 11 lloje kanceri po diagnostikohen gjithnjë e më shpesh tek të rriturit dhe të rinjë, ndërsa ndryshimet në stilin e jetesës nuk mjaftojnë për ta shpjeguar këtë prirje shqetësuese. Studiuesit nga Instituti për Kërkime mbi Kancerin dhe Kolegji Imperial i Londrës analizuan rastet e kancerit të regjistruara ndërmjet viteve 2001 dhe 2019 tek personat e moshës 20–49 vjeç.

Llojet e kancerit që kanë shënuar rritje janë: kanceri i gjirit, kanceri kolorektal (i zorrës së trashë), kanceri i pankreasit, i veshkave, i mëlçisë, i fshikëzës së tëmthit, i tiroides, mieloma multiple (një lloj kanceri i gjakut), kanceri i gojës, kanceri i endometrit dhe kanceri i vezoreve, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Për shumicën e këtyre llojeve, rastet janë shtuar edhe tek të moshuarit, ku kanceri mbetet shumë më i zakonshëm. Megjithatë, dy lloje dalluan nga të tjerët: kanceri kolorektal dhe ai i vezoreve u rritën vetëm tek të rriturit, duke sugjeruar se në këtë grupmoshë mund të veprojnë faktorë specifikë rreziku.

Studiuesit shqyrtuan faktorët më të njohur të rrezikut, si duhanpirja, konsumimi i alkoolit, ushqyerja, aktiviteti fizik dhe pesha trupore. Sipas analizës, këta faktorë shpjegojnë nga rreth 7 deri në 65 për qind të rasteve, varësisht nga lloji i kancerit.

Megjithatë, shumica e këtyre faktorëve nuk janë përkeqësuar tek të rinjtë gjatë dekadave të fundit. Numri i duhanpirësve është ulur, konsumimi i alkoolit ka rënë ose ka mbetur i pandryshuar, aktiviteti fizik është rritur dhe konsumimi i mishit të kuq dhe atij të përpunuar është zvogëluar.

Përjashtimi kryesor është obeziteti, i cili është rritur vazhdimisht në të gjitha grupmoshat e të rriturve dhe mbetet një faktor i rëndësishëm rreziku për kancerin. Megjithatë, studiuesit theksojnë se edhe obeziteti nuk e shpjegon plotësisht rritjen e rasteve tek të rinjtë.

Edhe për llojet e kancerit që lidhen me mbipeshën, si ai i zorrës së trashë, veshkave, pankreasit, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit dhe mitrës, rritja e rasteve nuk mund të shpjegohet vetëm nga shtimi i obezitetit.

Autorët e studimit vlerësojnë se faktorët e njohur të stilit të jetesës përbëjnë vetëm një pjesë të enigmës. Ata bëjnë thirrje për kërkime urgjente mbi shkaqe të tjera të mundshme, përfshirë ekspozimet gjatë jetës së hershme, faktorë të rinj të rrezikut, si dhe ndikimin e shtimit të testimeve, diagnostikimit më të mirë dhe programeve të depistimit.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se masat parandaluese duhet të vazhdojnë, ndërsa politikat e shëndetit publik duhet të fokusohen në uljen e pabarazive, pasi duhanpirja dhe obeziteti mbeten më të përhapura në komunitetet me kushte më të pafavorshme ekonomike. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRIGA PHARM dhe standardi që ndërtohet çdo ditë në shërbimin farmaceutik
Artikulli i rradhës Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Prishtinë, Policia kishte evakuuar qytetarët, në vendngjarje edhe FSK

Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit mund të ndikojë edhe në shëndetin mendor të fëmijëve

09/07/2026 Jetë

RIGA PHARM dhe standardi që ndërtohet çdo ditë në shërbimin farmaceutik

09/07/2026 Jetë

Vapa ekstreme po ndikon në shëndetin mendor të fëmijëve, rriten vizitat spitalore gjatë temperaturave të larta

09/07/2026 Jetë

Ilaçet për dobësim ndihmojnë në humbjen e peshës, por jo domosdoshmërisht përmirësojnë cilësinë e jetës

09/07/2026 Jetë

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Gjashtë mënyra të thjeshta që i ndihmojnë fëmijët të duan më shumë perimet gjatë gjithë jetës

08/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.