Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shtatzënia kriptike: Si është e mundur të jesh shtatzënë pa e kuptuar për muaj të tërë?

Këshilla për shtatzëna 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shtatzënia e fshehur, e njohur edhe si shtatzëni e kriptike, është një gjendje kur një grua nuk e kupton se është shtatzënë deri pas rreth 20 javësh ose edhe më vonë. Edhe pse mund të duket e pazakontë, disa gra mund të mos i vërejnë shenjat tipike të shtatzënisë ose t’i atribuojnë ato me shkaqe të tjera.

Në disa raste, mungesa e menstruacioneve, ndryshimet në gjoks ose simptoma të tjera të hershme mund të mos shfaqen fare ose mund të neglizhohen. Kjo mund të ndodhë sidomos kur një grua beson se nuk mund të mbetet shtatzënë për shkak të problemeve me fertilitetin, përdorimit të kontraceptivëve ose moshës.

Simptomat e shtatzënisë së fshehur janë të ngjashme me ato të një shtatzënie të zakonshme, por mund të jenë më të lehta ose të ngatërrohen me gjendje të tjera. Ato mund të përfshijnë lodhje, kapsllëk, sekrecione vaginale, njolla gjaku ose gjakderdhje të lehtë pa qenë menstruacione, ënjtje dhe ndjeshmëri të gjinjve, urinim të shpeshtë, të përziera dhe të vjella, shkruan Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Disa gra mund të përjetojnë fryrje të barkut dhe shtim në peshë, ndërsa disa raportojnë edhe ëndrra më të gjalla, të cilat mund të lidhen me ndryshimet hormonale që ndikojnë në gjumë.

Lëvizjet e fetusit zakonisht ndihen gjatë tremujorit të dytë, ndërmjet javës së 13-të dhe 28-të të shtatzënisë. Megjithatë, gratë me placentë të vendosur në pjesën e përparme të mitrës mund të mos i ndiejnë goditjet e foshnjës deri më vonë.

Sipas të dhënave, rreth një në 475 shtatzëni mbetet e pazbuluar deri në javën e 20-të, pra rreth pesë muajt e parë të shtatzënisë. Ndërsa rreth një në 2455 shtatzëni nuk identifikohet deri në momentin e lindjes.

Një nga arsyet pse mund të ndodhë një shtatzëni e fshehur është besimi se shtatzënia nuk është e mundur. Për shembull, disa gra në moshën 45–55 vjeç mund t’i interpretojnë simptomat si shenja të menopauzës së hershme dhe jo të shtatzënisë.

Edhe vështirësitë e mëparshme për të mbetur shtatzënë mund të krijojnë bindjen se shtatzënia është e pamundur. Po ashtu, përdorimi i metodave kontraceptive nuk e eliminon plotësisht mundësinë e shtatzënisë. Një studim ka gjetur se rreth 75 për qind e rasteve të shtatzënisë së fshehur kanë ndodhur tek gratë që përdornin kontracepsion, veçanërisht pilula kontraceptive.

Edhe një shtatzëni e mëparshme mund të ndikojë në mosnjohjen e simptomave, pasi shenjat e një shtatzënie të re mund të ngatërrohen me ndryshimet që ndodhin gjatë rikuperimit pas lindjes.

Një faktor tjetër është mungesa ose keqinterpretimi i simptomave. Gjakderdhja e lehtë gjatë shtatzënisë mund të ngatërrohet me menstruacione të dobëta, ndërsa të përzierat mund të konsiderohen si probleme me stomakun. Disa gra gjithashtu nuk kanë një bark të dukshëm shtatzënie, veçanërisht nëse kanë më shumë masë trupore në zonën e barkut ose shtojnë pak peshë gjatë shtatzënisë.

Një test negativ i shtatzënisë gjithashtu mund të krijojë konfuzion. Edhe pse testet e shtatzënisë janë zakonisht të sakta, në raste të rralla mund të japin rezultat negativ. Për një konfirmim më të saktë rekomandohen analizat e gjakut ose urinës te mjeku.

Disa faktorë shëndetësorë mund të rrisin mundësinë e një shtatzënie të padalluar. Ciklet e parregullta menstruale mund ta bëjnë më të vështirë dallimin e mungesës së menstruacioneve, ndërsa sindroma e vezoreve policistike (PCOS) mund të shkaktojë çrregullime hormonale dhe ovulim të paparashikueshëm.

Gjithashtu, disa gjendje të shëndetit mendor ose zhvillimit mund të ndikojnë në mënyrën se si një grua i percepton ndryshimet në trup dhe mund të lidhen me raste të shtatzënisë së fshehur.

Ekspertët theksojnë se çdo ndryshim i pazakontë në trup, veçanërisht mungesa e menstruacioneve, ndryshimet hormonale ose simptoma të reja, duhet të diskutohet me një profesionist shëndetësor, edhe nëse shtatzënia duket e pamundur. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakI hodhi vetes benzinë, i mituri që sulmoi qytetarët në Ferizaj, u arrestua bashkë me nënën
Artikulli i rradhës Gjermania shtrëngon rregullat për skuterët elektrikë, kompanitë do të mbajnë përgjegjësi për aksidentet

Ju sugjerojmë

Dehidratimi në shtatzëni: Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si mund të mbroheni

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna

“Yjet” para syve gjatë shtatzënisë mund të jenë normale, por jo gjithmonë

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është emri mbretëror i djalit

10/07/2026 Jetë

Gjidhënia gjatë gjashtë muajve të parë mund të ndihmojë foshnjat të flenë më gjatë

07/07/2026 Jetë

Gjidhënia mund të lidhet me më pak simptoma të ADHD-së te fëmijët

07/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Ekspertët këshillojnë shmangien e ekraneve te fëmijët nën 2-vjeç për zhvillim më të shëndetshëm

07/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.