Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ndrejaj: Rastet me kancer të organeve gjenitale janë në rritje, më të prekura gratë mbi 40 vjeç

Lajme 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i organeve gjenitale vazhdon të mbetet një nga sëmundjet me të cilat përballet Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës, Dr. Zef Ndrejaj, thotë se rastet janë në rritje, ndërsa më të prekura janë gratë mbi moshën 40 vjeç, megjithëse sëmundja nuk kursen as moshat më të reja, shkruan Gazeta Shneta.

Në një intervistë për Gazetën Shneta, Ndrejaj tha se në Klinikën e Gjinekologjisë trajtohen pacientë nga e gjithë Kosova me forma të ndryshme të kancerit gjinekologjik.

“Në Klinikën e Gjinekologjisë trajtohet çdo rast me karcinomë të vezoreve, karcinomë të mitrës dhe karcinomë të qafës së mitrës. Këto raste sillen edhe nga spitalet rajonale dhe të gjitha trajtohen këtu,” tha ai.

Sipas tij, mundësia e trajtimit varet në masë të madhe nga faza në të cilën zbulohet sëmundja.

“Trajtimi është i mirë, por varet në cilën fazë zbulohet sëmundja. Nëse diagnostikohet në fazat fillestare, trajtimi dhe intervenimi kanë rezultate shumë më të mira. Kur sëmundja zbulohet në faza të avancuara, trajtimi bëhet më i vështirë,” deklaroi Ndrejaj.

Ai tha se jo të gjitha rastet trajtohen me ndërhyrje kirurgjikale dhe se vendimi merret në bashkëpunim me specialistë të fushave të tjera.

“Me metodat dhe rekomandimet e reja, kur sëmundja ka dhënë metastaza nuk preferohet gjithmonë ndërhyrja kirurgjikale. Në këto raste trajtimi vazhdon me kimioterapi dhe rrezatim, në koordinim me onkologët,” u shpreh ai.

Sipas Ndrejaj, çdo paciente me kancer gjinekologjik vlerësohet nga një ekip multidisiplinar për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm.

“Çdo rast me karcinomë trajtohet nga një grup multidisiplinar. Vendimet merren bashkë me onkologët, duke vlerësuar gjendjen e pacientes dhe fazën e sëmundjes,” tha Ndrejaj.

Ai theksoi se shumica e pacienteve të diagnostikuara janë gra mbi moshën 40 deri në 45 vjeç.

“Rastet me karcinoma të organeve gjenitale janë në rritje. Më së shumti preken gratë mbi moshën 40 deri në 45 vjeç, por pa përjashtuar edhe moshat më të reja, ku herë pas here kemi raste,” tha ai.

Ndrejaj u bëri thirrje grave të mos neglizhojnë kontrollet gjinekologjike, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm mbetet faktori kryesor që ndikon në suksesin e trajtimit.

“Sa më herët të zbulohet sëmundja, aq më të mëdha janë mundësitë për trajtim të suksesshëm,” u shpreh Ndrejaj.

Artikulli paraprakZhduket i mituri në Prizren, rasti po hetohet nga Policia
Artikulli i rradhës Menopauza ndryshon trurin e grave, tregojnë studimet

Ju sugjerojmë

AGK: Raportimi i papërgjegjshëm për fëmijët mund të shkaktojë stigmatizim dhe pasoja afatgjata

10/07/2026 Lajme

Zhduket i mituri në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

10/07/2026 Lajme

Rriten çmimet e konsumit, inflacioni arrin në 6 për qind në qershor

10/07/2026 Lajme

Përfaqësuesit e Sefam i dhurojnë QKUK-së donacion të pajisjeve për trajtimin e çrregullimeve të gjumit

10/07/2026 Lajme

Ndrejaj: Infertiliteti nuk është vetëm problem i grave, në shumë raste shkaktari është burri

10/07/2026 Lajme

Të paktën 12 të vdekur nga zjarri shkatërrues në jug të Spanjës

10/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.