Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rriten çmimet e konsumit, inflacioni arrin në 6 për qind në qershor

Lajme 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Çmimet e konsumit në Kosovë vazhduan të shënojnë rritje edhe gjatë muajit qershor. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), inflacioni vjetor arriti në 6,0 për qind krahasuar me qershorin e vitit 2025, ndërsa ndikimin më të madh në këtë rritje e patën transporti dhe kostot e strehimit e energjisë.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) në Kosovë shënoi rritje vjetore prej 6,0 për qind në muajin qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas njoftimit të ASK-së, “Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte më i lartë në një mesatare prej 6,0 % në muajin qershor 2026, krahasuar me muajin qershor 2025”.

Rritja e inflacionit vjetor u ndikua kryesisht nga shtrenjtimi i transportit me 13,7 për qind, pasuar nga grupi i strehimit, ujit, energjisë elektrike, gazit dhe lëndëve të tjera djegëse me 11,1 për qind. Po ashtu, çmimet u rritën edhe te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (5,1 për qind), restorantet dhe shërbimet e akomodimit (4,5 për qind), shëndetësia (4,1 për qind), si dhe ushqimet dhe pijet joalkoolike (3,9 për qind).

Rritje janë regjistruar edhe te kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme (3,2 për qind), mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja rutinore e shtëpisë (3,0 për qind), veshjet dhe këpucët (2,3 për qind), rekreacioni, sporti dhe kultura (2,0 për qind), ndërsa informacioni dhe komunikimi shënuan rritje prej 0,2 për qind.

Në anën tjetër, ASK njoftoi se rënie e çmimeve është regjistruar në grupin shërbimet arsimore (-0,6 %).

Sa i përket zhvillimeve mujore, inflacioni shënoi një rënie të lehtë prej 0,1 për qind në qershor krahasuar me majin.

“Në muajin qershor 2026, Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) pësoi rënie në një mesatare prej -0,1 % krahasuar me muajin maj 2026. Rënia është ndikuar nga grupet kryesore të COICOP-it: ushqime dhe pije joalkoolike (-0,6 %) dhe strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (-0,3 %)”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në baza mujore janë regjistruar rritje të çmimeve te rekreacioni, sporti dhe kultura (0,8 për qind), shërbimet arsimore (0,5 për qind), kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallrat e shërbimet e ndryshme (0,4 për qind), transporti (0,3 për qind), pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (0,2 për qind), mobiljet dhe pajisjet shtëpiake (0,2 për qind), restorantet dhe shërbimet e akomodimit (0,2 për qind), veshjet dhe këpucët (0,1 për qind), si dhe shëndetësia (0,1 për qind).

Artikulli paraprakPërfaqësuesit e Sefam i dhurojnë QKUK-së donacion të pajisjeve për trajtimin e çrregullimeve të gjumit
Artikulli i rradhës Fëmijët në mbarë botën nuk po konsumojnë mjaftueshëm fruta dhe perime

Ju sugjerojmë

Zhduket i mituri në Prizren, rasti po hetohet nga Policia

10/07/2026 Lajme

Përfaqësuesit e Sefam i dhurojnë QKUK-së donacion të pajisjeve për trajtimin e çrregullimeve të gjumit

10/07/2026 Lajme

Ndrejaj: Infertiliteti nuk është vetëm problem i grave, në shumë raste shkaktari është burri

10/07/2026 Lajme

Të paktën 12 të vdekur nga zjarri shkatërrues në jug të Spanjës

10/07/2026 Lajme

Mot me diell e vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 28°C

10/07/2026 Lajme

Vala e nxehtësisë, mbi 5 mijë vdekje në Gjermani

09/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.