Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dehidratimi në shtatzëni: Shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si mund të mbroheni

Këshilla për shtatzëna 10/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore gjatë shtatzënisë, pasi organizmi ka nevojë për më shumë lëngje se zakonisht. Ekspertët rekomandojnë që gratë shtatzëna të konsumojnë 8 deri në 12 gota ujë në ditë për të parandaluar dehidratimin, një gjendje që mund të rrezikojë si shëndetin e nënës, ashtu edhe zhvillimin e fetusit.

Gjatë shtatzënisë, trupi prodhon 30–45 për qind më shumë gjak, veshkat punojnë më intensivisht, frymëmarrja përshpejtohet dhe metabolizmi rritet, duke bërë që organizmi të humbasë më shumë lëngje. Edhe djersitja më e shtuar, rritja e nevojave ushqyese dhe të përzierat me të vjella, veçanërisht në muajt e parë, e rrisin rrezikun për dehidrim, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.

Shenjat e hershme të dehidratimit përfshijnë etjen e vazhdueshme, gojën e thatë, buzët e plasaritura, urinën me ngjyrë të verdhë të errët, urinimin më të rrallë, kapsllëkun dhe dhimbjen e kokës. Nëse gjendja përkeqësohet, mund të shfaqen lodhje, marramendje, ndjesi e mbinxehjes së trupit dhe kontraksione Braxton Hicks, të njohura si “kontraksionet e rreme” të shtatzënisë.

Në raste të rënda, dehidratimi mund të shkaktojë konfuzion, të fikët, presion të ulët të gjakut, rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje të përshpejtuar, mungesë pothuajse të plotë të urinës dhe madje gjendje shoku. Këto simptoma kërkojnë trajtim urgjent mjekësor.

Dehidratimi mund të ndikojë edhe në sasinë e lëngut amniotik që rrethon fetusin. Kur ky lëng është i pamjaftueshëm, foshnja ka më pak hapësirë për t’u zhvilluar dhe mund të rritet rreziku për probleme me kordonin e kërthizës, i cili furnizon fetusin me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

Nëse dehidratimi vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk trajtohet, ai lidhet me një rrezik më të lartë për lindje të parakohshme, peshë të ulët të foshnjës në lindje, zhvillim jo të plotë të trurit dhe shtyllës kurrizore, si dhe prodhim më të ulët të qumështit pas lindjes. Disa studime sugjerojnë gjithashtu se dehidratimi kronik mund të rrisë rrezikun për diabet gestacional.

Për ta parandaluar këtë gjendje, rekomandohet të konsumohen rreth 12 gota ujë në ditë. Nëse të përzierat e bëjnë të vështirë pirjen e ujit gjatë vakteve, këshillohet që lëngjet të konsumohen ndërmjet vakteve. Burime të mira hidratimi janë edhe qumështi, lëngjet natyrale të frutave, supat dhe lëngjet me elektrolite, nëse rekomandohen nga mjeku.

Rastet e lehta të dehidratimit zakonisht trajtohen në shtëpi me pushim dhe zëvendësim të lëngjeve. Megjithatë, në rastet e rënda mund të nevojitet trajtim në spital me lëngje intravenoze, sidomos tek gratë që nuk arrijnë të pinë ujë për shkak të të vjellave të vazhdueshme.

Ekspertët këshillojnë që gratë shtatzëna të kontaktojnë menjëherë mjekun nëse nuk arrijnë të mbajnë lëngje në organizëm ose nëse shfaqin shenja të dehidratimit të rëndë, pasi trajtimi i hershëm është vendimtar për shëndetin e nënës dhe foshnjës. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Yjet” para syve gjatë shtatzënisë mund të jenë normale, por jo gjithmonë
Artikulli i rradhës Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Ju sugjerojmë

“Yjet” para syve gjatë shtatzënisë mund të jenë normale, por jo gjithmonë

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Princi Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, ky është emri mbretëror i djalit

10/07/2026 Jetë

Shtatzënia kriptike: Si është e mundur të jesh shtatzënë pa e kuptuar për muaj të tërë?

10/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Gjidhënia gjatë gjashtë muajve të parë mund të ndihmojë foshnjat të flenë më gjatë

07/07/2026 Jetë

Gjidhënia mund të lidhet me më pak simptoma të ADHD-së te fëmijët

07/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Ekspertët këshillojnë shmangien e ekraneve te fëmijët nën 2-vjeç për zhvillim më të shëndetshëm

07/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.